• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsimi Profesional, Ibrahimaj: Shqipëria po transformon ekonominë përmes aftësive dhe inovacionit

by E S
09/06/2026 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës në këtë fushë si dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e këtij momenti për ekonominë shqiptare.

“Kjo konferencë vjen në një moment shumë vendimtar për ekonominë shqiptare, sepse jo vetëm që po investojmë në aftësinë e të rinjve në arsimin profesional, por sepse ekonomia po ndryshon dhe ekonomia botërore po ndryshon. Me këto rrethana ne po ndryshojmë edhe mënyrat se si po përgatisim njerëzit dhe duhet të ndryshojë seti i aftësive të kërkuara për të përmbushur nevojat e një tregu gjithmonë e më dinamik.”

Ministrja solli në vëmendje transformimin e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se vendi nuk është më thjesht një ekonomi e forcës së lirë të punës, por po avancon drejt sektorëve me vlerë të shtuar.

“Shqipëria sot nuk është ajo e forcës së lirë të punës. Gjatë viteve të fundit ekonomia shqiptare është rritur me një normë mesatare prej 4%. Papunësia ka rënë në nivelin 8.4%, një nga më të ultat në histori, ndërsa punësimi ka arritur në 68.6% të popullsisë aktive. Këta tregues flasin për një ekonomi dinamike, por mbi të gjitha për një transformim strukturor.”

Ibrahimaj vuri në dukje rritjen e sektorëve të shërbimeve dhe teknologjisë.

“Sektori i akomodimit dhe ushqimit ka dyfishuar peshën e tij në PBB. Shërbimet profesionale, shkencore dhe teknike kanë shënuar rritjen më të lartë të punësimit, gati 100% në më pak se një dekadë. Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit punëson 26 mijë persona, me një rritje prej 24% në këtë periudhë. Këto shifra nuk flasin vetëm për rritje sasiore, por për rritje cilësore që lidhen me një model ekonomik të diversifikuar, drejt inovacionit dhe sektorëve që kërkojnë njohuri, aftësi, teknologji dhe profesionistë të kualifikuar.”

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj prezantoi edhe rezultatet e reformave në arsimin dhe formimin profesional, duke theksuar se zhvillimi i aftësive është vendosur në qendër të Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2030.

Aktualisht, theksoi ajo, mbi 17 mijë të rinj ndjekin arsimin profesional në 31 shkolla publike në të gjithë vendin, ndërsa pjesëmarrja në arsimin profesional ka arritur në 19,4% të arsimit të mesëm, krahasuar me 12,7% në vitin 2013.

Ministrja theksoi se investimi në aftësi është një politikë ekonomike e mirëfilltë.

“Këto shifra nuk japin thjesht një pasqyrë ekonomike, por janë tregues që duhet t’i përdorim për të kuptuar se investimi që ne bëjmë në aftësi është politika ekonomike më e rëndësishme që mund të ndërmarrim.”

Ministrja njoftoi gjithashtu fillimin e zbatimit kombëtar të Garancisë Rinore, me synimin për të përfshirë 40 mijë të rinj deri në vitin 2032, si dhe zhvillimin e qendrave multifunksionale të aftësive, të cilat do të mbështesin të nxënit gjatë gjithë jetës.

Sipas saj, vizioni “Aftësi 2030” synon ndërtimin e një Shqipërie që konkurron përmes dijes, produktivitetit, teknologjisë dhe inovacionit.

Next Post
“Sterilizimi”/ Beqaj vijon kërkesat paraprake në gjykatë, kërkon përjashtimin e provave dixhitale dhe pushimin e çështjes

“Sterilizimi”/ Beqaj vijon kërkesat paraprake në gjykatë, kërkon përjashtimin e provave dixhitale dhe pushimin e çështjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In