Arsene Wenger ka mposhtur për herë të parë Jose Mourinhon. Trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger i janë dashur 15 ndeshje për të shënuar fitoren e parë në karrierë kundër trajnerit të Chelseat, Jose Mourinho.
Arsenal sot mposhti Chelsean në finale të Superkupës së Anglisë, me rezultat minimal 1:0 me golin e shënuar nga Chamberlain.
Kjo ishte fitorja e parë për Wenger, i cili nuk e kishte mposhtur asnjëherë Mourinhon në 14 takimet e mëparshme.
Të shohim nëse kjo ndeshje do të kthejë statistikat në të mirë të francezit, i cili vazhdimisht është mposhtur nga portugezi.