Arsenali doli fitimtar nga derbi i Londrës, duke mposhtur pastër Çelsin me shifrat 2-0, duke dominuar edhe në rastet e krijuara para portës. Që në minutën e 14-të, ishte Aleksandër Lakazet, që me një goditje në një kënd mjaft të vështirë nga brenda zonës, mposhti portierin Arrizabalaga, dhe kaloi topçinjtë në avantazh.
Në të 39-tën, ishte radha e mbrojtësit Loron Koshienli, i cili dyfishoi me kokë pas një harkimi fantastik nga Sokratis. Në pjesën e dytë, ekipi i Emeri menaxhoi siç duhet rezultatin, dhe në fund doli me 3 pikë nga ky takim. Me këtë fitore, Arsenali barazon Mançester Junajtid me pikë, 44, që më herët kishte fituar ndaj Brajton, ndërkohë që Çelsi mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, dhe sheh dy ekipet që i afrohen./a.meta