• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

by A R
28/02/2026 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH) Ami Kozeli, njoftoi se të hënën do të nisë përcaktimi i afateve për ndërtimin e rrugës alternative në trupin lumor, pranë hekurudhës, duke u bazuar në rezultatet e sondazheve gjeologjike dhe mobilizimin e plotë të kontraktorëve dhe institucioneve përgjegjëse për realizimin e këtij segmenti që është pjesë e Korridorit VIII.

Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudha Shqiptare, Ergys Verdho inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit,  ku vijon ndërhyrja pas rrëshqitjes së masive të dherave, që prej javës së kaluar.

Gjatë deklaratës për mediat, Kozeli bëri të ditur se punimet po vijojnë me ritme të përshpejtuara dhe se në terren po punohet 24 orë në 24, me mjete të rënda dhe punëtorë të shtuar, të organizuar në dy turne nga 12 orë secili. Sipas tij, çdo ditë po largohet një sasi e konsiderueshme dheu nga trupi i rrugës së rrëshqitur, me qëllim stabilizimin e skarpatës dhe krijimin e kushteve për kryerjen e shpimeve gjeologjike.

Kozeli theksoi se Shërbimi Gjeologjik ka përcaktuar katër pika për kryerjen e sondazheve. Një prej tyre ka përfunduar, ndërsa e dyta pritet të realizohet gjatë ditës së sotme, teksa po përgatitet terreni për vendosjen e sondës. Dy pikat e tjera do të realizohen gjatë ditës së nesërme.

Ai nënvizoi se ekziston një mobilizim i plotë nga kontraktorët e ARRSH-së, Shërbimi Gjeologjik dhe të gjitha institucionet e linjës. “Sot në mëngjes diskutuam planin e punës dhe jemi drejt përcaktimit të afateve për realizimin e rrugës alternative në trupin lumor, në krah të hekurudhës”, u shpreh Kozeli.

Sipas tij, rezultatet gjeologjike mund të hapin mundësinë edhe për një alternativë tjetër zgjidhjeje në vijim, në varësi të kushteve të terrenit. Ai sqaroi gjithashtu se punimet në këtë segment nuk ndikojnë në ndryshimin e projektit të Korridorit VIII, por pas përfundimit të analizave dhe ndërhyrjeve do të zhvillohet një takim me të gjithë aktorët për të mbajtur një qëndrim përfundimtar mbi këtë pikë.

Nga ana e tij, Administratori i Hekurudhës Verdho u shpreh se, nëse do të jetë e nevojshme ndërtimi i veprave të reja të artit, përfshirë tunele apo zgjerime, ato do të realizohen në përputhje me projektin e Korridorit VIII, i cili parashikohet të jetë i elektrifikuar.

Sipas tij, në varësi të rezultateve gjeologjike do të shqyrtohen edhe projektet e ardhshme për këtë segment strategjik infrastrukture.

Next Post
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë, shkurtohen fluturimet

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Shkak, konfliktit në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Debat në studio: Prezumimi i pafajësisë

February 28, 2026
Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

February 28, 2026
LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

February 28, 2026
Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

February 28, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In