• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arroganca e politikanit që mendonte se shqiptarët s’e kuptojnë reformën

by Donald Lu
02/06/2016 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Donald Lu*

Korrupsioni në drejtësi i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista, por shkatërron të ndershmit

Një nga arsyet pse më intereson kaq shumë korrupsioni dhe reforma në drejtësi është historia që kam dëgjuar për një grua shqiptare dhe se si një gjyqtar i korruptuar e privoi nga fëmijët e saj. Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite dhe kishte qenë dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh plot vuajtje, ajo gjeti më në fund guximin ta linte bashkëshortin për hir të sigurisë së fëmijëve.

Kur shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar për të kërkuar drejtësi, gjeti vetëm më shumë vuajtje. Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm dënuar për krime seksuale në të shkuarën, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj. Kjo gjë i theu zemrën. E pse do vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë? Një arsye e thjeshtë — korrupsioni.

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfrit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat.

Sa nga ne kemi dëgjuar histori të tilla? Këtë javë pata një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk e kupton dot vërtet debatin për reformën në drejtësi. Sinqerisht, kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe të elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë boll të zgjuar sa të kuptojnë çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare.

Dhe nga e di unë se shqiptarët i kuptojnë reformat dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të shoqërisë civile. Për shumë vite, qeveria e SHBA-së, përmes USAID-it dhe tani përmes Programit të Komisionit për Demokraci, ka mbështetur këtë indeks për perceptimin e korrupsionit. Është kryer në mënyrë profesionale dhe me një numër të madh shqiptarësh nga mbarë vendi.

Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13 për qind të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim që tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.

Së fundi, dëshiroj të falënderoj Drejtorin e IDRA-s, Auron Pasha, dhe të gjithë personelin e tij që ka punuar për këtë sondazh të gjithanshëm. Një nga arsyet pse besoj që statistikat e korrupsionit po përmirësohen është aktivizimi i grupeve të shoqërisë civile si IDRA.

*Fjalimi i Ambasadorit Donald Lu sot gjatë Prezantimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit

Next Post

Ndoka: Nuk u ndëshkua deputeti që kërcënoi me prerje veshi por Berisha “institucioni i së vërtetës”

Comments 1

  1. Milena says:
    10 years ago

    Zoti ambassador,duhet pa tjeter te kryeni dekriminalizimin e ambasades suaj,pasi ne te punojne prej vitesh,shume ish punonjes te sigurimit te shtetit.Pastaj,merruni me problemet tona.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

October 25, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e protestave

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In