• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Arrin në 240 mijë numri i makinave që nuk paguajnë taksat. Lista i kalon Tatimeve

by A R
09/06/2025 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i mjeteve të regjistruara pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugor në fund të 2024, arriti në 960 mijë mjete, me rritje të ndjeshme vit pas vitit.

Por 240 mijë prej tyre nuk paguajnë taksë dhe detyrimet vjetore prej vitesh. Drejtoria e transporti ka hartuar listën e debitorëve dhe ia ka dërguar drejtorisë së tatimeve për mbledhjen e tyre me forcë.

Sipas të dhënave borxhi i akumuluar arrin në 17 miliard lekë. Kreu i DPSHTR-së, Ilir Mëngra, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” tha këto shifra janë dinamike.

“Për arsye se numri i debitorëve po rritej me kalimin e viteve ne morën një fushatë sensibilizuese për debitorët. DPSHTR ndërvepron me institucione të tjera, nëpërmjet marrëveshjeve të bashkëpunimi, ku një prej tyre është dhe ajo me tatimet. DPSHTR  disponon regjistrin aktiv të mjeteve, jep informacionin çdo datë 31 janar te Drejtoria e Tatimeve për listën e debitorëve që nuk paguajnë taksat. Më tej i takon tatimeve të marrë hapat e nevojshëm. Aktualisht kemi  mbi 200 mijë mjete me taksa të papaguara ndër vite”, tha Mëngra.

Një pjesë e këtyre makinave janë mjete të cilat mendohet se nuk janë në qarkullim, por ato nuk janë çregjistruar. Por mjetet me debi nuk mund as të shiten e as të blihen.

“Taksat paguhen në çdo drejtori rajonale. Aktualisht po bëjmë një marrëveshje me një bankë të nivelit të dytë për të paguar online detyrimet. Detyrimet janë të konsiderueshme, por ato ndryshojnë çdo ditë dhe çdo vit, pasi mjetet vjetërsohen dhe kanë të tjerë koeficientë si dhe kamatëvonesat rritet më tej. Deri tani nuk behët fjalë për bllokim të këtyre mjeteve nga ana jonë, por ato janë në sekuestro konservative, pra individi nuk mund ta tjetërsojë dhe as nuk mund ta shesë”, shtoi Mëngra.

Disa vite më parë qeveria aplikoi falje të plotë dhe të pjesshme të detyrimeve kamatëvonesave dhe gjobave të automjeteve. Përfitues do të ishin rreth 100 mijë pronarë mjetesh, por kjo falje nuk pati efektin e pritshëm.

Next Post
Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    8 months ago

    EDHE PO I PAGUAT TAKSAT,KENI K/HAJDUTIN U A FALE,TAKSA DHE GJOBA,MOSE E RRUANI FARE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

February 14, 2026
“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In