• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrihet objektivi për 100 mijë pemë, Veliaj: Kemi qytetin më fantastik dhe më të gjelbër

by A R
22/03/2018 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmbushet objektivi për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja deri në 21 Mars. Falë angazhimit të shumë qytetarëve, qindra bizneseve e donatorëve që iu bashkuan këtij aksioni, numri i pemëve të mbjella deri më tani ka shkuar në 108.328. I pranishëm në mbjelljen e pemëve të reja në liqenin e Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se për shkak të numrit të lartë të qytetarëve dhe të kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, aksioni për mbjelljen do të vijojë gjer më 22 prill. 

“Duke parë motin dhe faktin që ka ende shira, do ta shtyjmë deri në datën 22 prill fushatën tonë të mbjelljeve, që t’i japim mundësi kujtdo që e la të mbjellë pemë në ditën e fundit. Deri në datën 22 prill, që është Dita e Tokës, do të vazhdojmë që të tejkalojmë akoma më shumë rekordin e 100 mijë pemëve. Kështu që, për të gjithë ata që janë mërzitur duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë deklaroi se ky aksion qytetar tregoi se gjithçka mund të arrihet përmes energjisë pozitive dhe me vepra konkrete. “Unë besoj që për çdo njeri që thotë ky vend s’bëhet, Shqipëria s’bëhet, Tirana s’bëhet, s’bëhen këta njerëz, s’bëhet kështu e ashtu, ka një mijë të tjerë për çdo një prej këtyre cinikëve që thonë: Po, bëhet, por duhet t’ia fillojmë sot, tani, të gjithë bashkë, me energji pozitive dhe me vepra konkrete. Unë dua të falenderoj sot të madh e të vogël. Së pari, dua ta falenderoj të gjithë fëmijët e Tiranës. Të gjithë fëmijët e Tiranës janë njerëzit më idealistë, e duan qytetin pa hile, pa interes. Shumë prej tyre kanë festuar ditëlindjet duke mbjellë një pemë, shumë prej tyre kanë ardhur e kanë sjellë prindërit nga qytete të tjera”, tha Velliaj. 

Ai iu përgjigj edhe skeptikëve të cilët nuk besonin fillimisht se Tirana do të niste një epokë të re për kujdesin ndaj mjedisit. “M’u kujtua historia e këndit të lojërave, e cila ishte një histori e ngjashme, një sherr e shamata, këtu do bëhet nami, hataja dhe po të shohësh, shumë nga këta që e quajnë veten “ambjentalistë”, vërtet mund të kenë diploma ambjentalisti, që nuk i kemi ne që merremi me punë të tjera, por nuk mbillen pemët duke ndenjur përditë në studio e duke bërë si gjithologë e duke protestuar për çdo vepër të mire”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku deklaroi se nëse ekziston vullneti dhe dashamirësia, shqiptarët mund të jenë super qytetarë europianë. “Po ndryshon mentaliteti. Nga një mentalitet i viteve ‘90 ku ne shquheshim vetëm se çfarë i bënim natyrës, vetëm se si i prisnin pemët, vetëm se si shkatërronim bukuritë natyrore. Ne jemi europianë kur ne vendosim që të jemi europianë, kur ne nuk zihemi me njëri-tjetrin, kur ne nuk i vëmë stërkëmbësha. Po kur bashkëpunojmë, ne jemi super qytetarë europianë”, tha ai. 

Një lajm të mirë kryetari e dha edhe për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe për banorët e Farkës, duke deklaruar se kjo zonë e cila dy vite më parë ishte e mbuluar nga plehrat, do të jetë një tjetër hapësirë e gjelbër e kryeqytetit sikurse është tashmë Parku i Madh i Liqenit Artificial. “Përpara dy vjet e gjysmë ku vend ishte një landfill I madh. Vetëm plehra në gjithë brigjet e liqenit të Farkës. Nuk mbinte fija bari, jo kaq pemë. Sot ka një shëtitore. Sot janë mbjellë mijëra pemë vetëm në këtë stacion që kanë qenë një nga qindra stacionet ku janë mbjellë pemë. Unë jam I bindur se gjenerata e vogëlushëve që janë këtu kur të vijnë në moshën tonë do të kenë një park të ri të liqenit të Farkës që do të ngjajë siç është Parku i Tiranës sot”, tha ai. 

Vetëm sot në kryeqytet u mbollën 6886 pemë të reja, prej të cilave shkurre 2000; pisha 3190 si dhe 1696 pemë të tjera. Në total numri i pemëve të reja të mbjella në këtë fushatë arrin në 108328./a.m.

Next Post
Lu: Duhet bërë shumë për të përmirësuar klimën e biznesit

Lu: Duhet bërë shumë për të përmirësuar klimën e biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon kodrat me ullinj në Peqin, digjen 2 hektarë, dyshohet se u vu qëllimisht!

Zjarri shkrumbon kodrat me ullinj në Peqin, digjen 2 hektarë, dyshohet se u vu qëllimisht!

August 14, 2026
Aksion antidrogë në Tiranë, arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

Aksion antidrogë në Tiranë, arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

August 14, 2026
Kapriçot e motit/ Shiu përmbyt Pogradecin, uji pushton rrugët!

Kapriçot e motit/ Shiu përmbyt Pogradecin, uji pushton rrugët!

August 14, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

35 miliardë euro në 35 vjet, kostoja e korrupsionit dhe paaftësisë shtetërore

August 14, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Fundi i muajit të mjaltit me marrëzitë e reformës në drejtësi

August 14, 2026
Zjarri shkrumbon apartamentin pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shuhet në kohë dhe ndalohet përhapja e flakëve!

Zjarri shkrumbon apartamentin pranë stadiumit “Selman Stermasi”, shuhet në kohë dhe ndalohet përhapja e flakëve!

August 14, 2026
“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast

“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast

August 14, 2026
Kriza politike në Kosovë, Haxhiu dhe Kurti kërkojnë takim me liderët partiakë për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu dhe Kurti kërkojnë takim me liderët partiakë për çështjen e Presidentit!

August 14, 2026
Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund

Jeff Bezos ble 30% të aksioneve të Liverpool, klubi anglez e konfirmon: Marrëveshja me vlerë 1.65 miliardë paund

August 14, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Tërmeti godet edhe Greqinë, panik te banorët! Ja sa ishte forca dhe epiqendra e lëkundjeve

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com