• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Arrestohet pak para atentatit kamikaz shqiptari në Romë

by Aalison Pearse Stevens
13/03/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i fundit i njohur i tij është Karlito Brigande. Një ngjashmëri, jo pa lidhje, me personazhin e filmit të Brian de Palma-s “Carlito’s ëay”, që tregon historinë e trafikantit portorikan të drogës Carlito Brigante. Personi me shtetësi maqedonase përdorte një grumbull emrash, që e bënin të padukshëm: Vullnet Maqellara, Ramazan Ciu, Darko Stojanoski, Stankov.

Fjala është për një kriminel të regjur, që kërkohej nga autoritetet maqedonase, i cili ishte kthyer në një xhihadist të gatshëm që të hidhte veten në erë për të goditur “të pabesët”. Ai është një nga dy eksponentët e dyshuar të Shtetit Islamik, që u arrestua dje nën akuzën e terrorizmit ndërkombëtar nga Prokuroria e Romës, pas një hetimi të kryer nga karabinierët.

Ai ka qenë edhe më parë në burg për krime të ndryshme, çka konfirmon kontaktet gjithnjë e më të shpeshta midis krimit të organizuar dhe ISIS-it, një lloj shkrirjeje mes botës së integralistëve dhe rrjeteve të narkotrafikantëve dhe mafieve ndërkombëtare.

Karlito Brigande u kap gati rastësisht. Më 2 nëntor 2015 u arrestua nga karabinierët e Romës në zbatim të një kërkese nga autoritetet maqedonase, nën akuzë për “dëmtime të rënda, rrezik publik, mbajtje pa leje të armëve dhe eksplozivit, sulm ndaj përfaqësuesit të shtetit”. Ky është profili i një krimineli ordiner.

Por, kur futën emrin e tij në sistem, menjëherë lindën dyshime. Së pari, ai përdorte shumë emra dhe, së dyti, kishte marrë pjesë në grupet ushtarake kosovare të UÇK-së. Më pas, në shtëpinë e tij në Romë u gjetën materiale, që çuan menjëherë hetimet drejt një piste të mundshme të pjesëmarrjes së Karlito Brigandes në xhihadin ndërkombëtar: shënime në gjuhën arabe, katër celularë, kontakte në Tunizi.

Sipas La Stampa Karlito Brigande kishte ruajtur fotografi dhe biseda audio nëpërmjet programit Telegram. Brigande kishte patur kontakte të vazhdueshme me Barhoumin, që kishte ikur kohë përpara në Irak për të përgatitur udhëtimin drejt zonave të kontrolluara nga ISIS-i

Next Post

Nokia-105 është telefoni që përdoret nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian

Dhuna në protestë, 12 eurodeputetë i kërkojnë Kaja Kallas në PE hetimin e propocionalitetit të Policisë, mes tyre edhe Beleri!

October 24, 2026
Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

October 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Vranësira të herëpashershme dhe temperatura të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme!

October 24, 2026
Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

October 24, 2026
Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

October 24, 2026
Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 24, 2026
Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In