Policia e Durrësit arrestoi një 52-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni dhe heqje e paligjshme të lirisë
Shërbimet e drejtorisë së Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
/a.r