• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestohet mbrojtësi i Manchester City, akuzohet për 4 përdhunime

by
27/08/2021 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Benjamin Mendy, lojtari i Manchester City, është akuzuar zyrtarisht nga Policia e Cheshire. Ndaj futbollistit francez rëndojnë katër akuza për përdhunim dhe një abuzim tjetër seksual, që dyshohet se është kryer kundër tri femrave mbi moshën 16 vjeç, midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Lajmi, i cili doli në media të enjten pasdite, ishte i njohur më parë nga Manchester City, i cili tashmë ka publikuar një deklaratë që njofton pezullimin e lojtarit derisa të përfundojë hetimi. Gjyqi kundër tij do të fillojë sot në gjykatën e Chester.

Mendy, mbrojtësi i majtë i skuadrës së Pep Guardiolës, ka nënshkruar me “qytetarët” e Premier League nga Monaco me një vlerë prej 57.5 milionë euro. Ai kishte kapur formacionin titullar të sezonit të ri, por gjatë këtyre ndeshjeve të para, veçanërisht në duelin kundër Tottenham, u pa në situata të çrregullta taktike dhe me mungesë përqendrimi.

“Shërbimi i Prokurorisë së Crown (CPS) ka autorizuar policinë e Cheshire të akuzojë një burrë në lidhje me akuza të ndryshme të abuzimit seksual. Benjamin Mendy, 27 vjeç, është akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një për abuzim seksual.

Akuzat iu referohen tri ankesave të paraqitura nga persona mbi moshën 16 vjeç për ngjarjet që ndodhën midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021. Mendy, nga Prestbury, mbetet në paraburgim policor në pritje të paraqitjes së tij në gjykatën e Chester të premten e 27 gushtit”, – thuhet në njoftimin e organit të hetimit.

Klubi i tij, përmes një deklarate të shkurtër ka siguruar se “Manchester City mund të konfirmojë se, si rezultat i akuzave të paraqitura sot nga policia, Benjamin Mendy është pezulluar derisa të përfundojë hetimi. Çështja është juridike dhe, për këtë arsye, ne nuk mund të komentojmë më shumë për të derisa procesi të ketë përfunduar”.

/b.h

Next Post
Kosova mban rekord! Lajmet, muzika dhe loja, ja për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Kosova mban rekord! Lajmet, muzika dhe loja, ja për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In