Policia e Tiranës ka arrestuar ish shefi i kabinetit i ministrit Spiro Ksera. Kleves Bitro është shpallur në kërkim që nga viti 2013. Bitro është dënuar me 1.5 vite burg në mungesë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.
Në tetor të vitit 2013, Bitro u kallëzua dhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas kësaj të fundit ai kishte pajisur me dokumente false tre shtetas, të cilët u dërguan në SHBA si të “punësuar” të ministrisë së Punës.









