• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet grabitësi i karburanteve, Geraldo Guci, punonjës i Gardës së Republikës

by Java News
18/10/2016 09:00
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas publikimit të dy videove të grabitësit të karburanteve në kryeqytet, ky i fundit ka rënë në pranga. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se forcat e komisariatit nr.2 kanë arritur të identifikojnë se pas këtyre serive të vjedhjeve fshihet 21-vjeçari Geraldo Guci, punonjës i Gardës së Republikës, i cili u arrestua në banesën e tij në Tiranë. Sipas burimeve policore, dyshohet se gjatë muajit shtator i riu ka kryer dhe disa grabitje të tjera në Fushë-Krujë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më 18.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Grabitësi”, ku u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

– Geraldo Guci, 21 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës.

Shtetasi i lartëpërmendur, pasi lente mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte goditjet në karburant. Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për tju shmangur pikave të kontrollit.

Ky shtetas rezulton të jetë autorë i dyshuar i disa vjedhjeve me armë, të disa karburanteve në Tiranë dhe konkretisht:

  1. Më datë 16.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik “iPhone”
  1. Më datë 12.10.2016, në rrugën “Isuf Elezi”, Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë
  1. Më datë 09.10.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.
  1. Më datë 03.09.2016, në rrugën “Muslym Shyri”, është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  1. Një aparat telefonik i tipit “iPhone 6”, i vjedhur më datë 16.10.2016, shtetasit H. S.
  2. Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, në pronësi të shtetasit Geraldo Guci, ku në brendësi të saj u gjendën:

– Tre gëzhoja pistolete model 54.

– Dy fishekë automatiku model 56.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 140 dhee 278/2 të Kodit Penal.

SKEMA E GRABITJEVE

Prej rreth 2 muajsh 21-vjeçari, i armatosur dhe i maskuar ishte kthyer në makthin e pikave të karburantit. I veshur me bluzë sportive me 3 ngjyra, me kapuç në kokë, shall në fytyrë e armë në dorë, në të dyja rastet grabitësi qetësisht kërkonte paratë e xhiros ditore dhe pasi i merrte largohej gjithashtu qetësisht. News 24 siguroi dje 2 video të shkëputura nga kamerat e sigurisë në 2 pika karburanti në Tiranë, të cilat ranë pre e grabitjeve.

Në ditët e para të muajit tetor grabitësi kërcënoi me armë dhe mori xhiron ditore të një karburanti në qendër të Tiranës shumë pak metra larg Drejtorisë së Policisë në rrugën “Myslym Shyri”.

Pak ditë më vonë në datën 9 tetor i njëjti person me të njejtën veshje grabiti një pikë karburanti “Kastrati” në Unazë të re, ku pasi ka kërcënuar me armë dhe ka goditur me grushte punonjësin e karburantit ka marrë prej aty 200 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur në një moment kur në biznes kishte vetëm 1 punonjës dhe në zonë kishte shumë pak kalimtarë pasi luhej ndeshja e futbollit Shqipëri-Spanjë.

Burime nga policia thonë se pre e të njëjtit grabitës ka rënë 2 herë në datat 12 dhe 16 tetor edhe një pikë karburanti “Gulf” në zonën e Selitës. Duke parë videon e ngjarjes të shkëputura nga kamerat e sigurisë grabitësi misterioz përdorte të njëjtën skemë, kërcënonte më armë, dhunonte punonjësin dhe merrte xhiron ditore dhe largohej me vrap në këmbë. Sipas burimeve policore, dyshohet se gjatë muajit shtator i njëjti person ka kryer dhe disa grabitje të tjera në Fushë-Krujë. Target i tij ishin karburantet me një punëtor. Grabitjet kryheshin në mbrëmje rreth orës 23.00.

bw/di

Next Post
Pranimet në Universitete, sot shpallen fituesit, Kule: Studentët të nisisn regjistrimet

Fakulteti Ekonomik, dekani Kule u lë afat deri sot 800 fituesve për t’u regjistruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com