• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fakulteti Ekonomik, dekani Kule u lë afat deri sot 800 fituesve për t’u regjistruar

by Java News
18/10/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në universitetet publike vijojnë të jenë ende mijëra kuota të lira. Me mbylljen e regjistrimeve të fazës së dytë në datën 16 tetor, kanë mbetur ende të paplotësuara rreth 50% e kuotave. Në Universitetin e Tiranës, nga mbi 5.300 kuota janë regjistruar rreth 2.700, ndërkohë që janë ende të lira 2.600 kuota të tjera. Po ashtu, edhe në Universitetin e Mjekësisë, me mbylljen e regjistrimeve në fazën e dytë të fituesve kanë mbetur të paplotësuara më shumë se gjysma e kuotave, pasi më datë 16 tetor, sipas të dhënave nga rektorati, rezultonin të lira 450 kuota.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule ka deklaruar se: “Në këtë fakultet vijojnë të jenë të lira rreth 2/3 e kuotave të pranimit. Ajo që u themi maturantëve është që ata nuk duhet t’i zërë paniku edhe nëse nuk janë ende në listat e fituesve, pasi nënfazat e regjistrimit do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Po ashtu, u bëjmë apel atyre kandidatëve që kanë fituar nga ulja e vijës së kuqe në këtë fazë të dytë, dhe janë degët që ata i preferojnë, se kanë afat deri të martën, pra më 18 tetor, pasi duke u bazuar te udhëzimi i MAS-it, ata nuk do të kenë më mundësi të regjistrohen në këto programe pas kësaj date, por mund të regjistrohen në degët e tjera ku do shpallen fitues në fazat e mëtejshme.

KUOTAT & REGJISTRIMET

Pas raundit të dytë të regjistrimeve në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, kanë mbetur ende 776 kuota të paplotësuara. Numri i kuotave të paplotësuara për secilën degë përkatësisht është: 265 në degën Financë, 279 në degën Administrim Biznes, 156 në degën Informatikë Ekonomike dhe 76 në degën Ekonomiks. Regjistrimi për këtë raund fillon në datën 17.10.2016, ora 08:00, dhe përfundon në datën 18.10.2016, ora 19:00. “Ju kujtojmë se, në qoftë se nuk regjistroheni në asnjë nga degët ku jeni shpallur fitues në datat 17-18 tetor, në fazat pasardhëse humbisni të drejtën e studimit në FEUT. Gjithashtu kujtojmë maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe, të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse, të datave 19-20 tetor.

Pas datës 20 tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48-orëshe, në përputhje me udhëzimin përkatës të MAS-it deri në datën 27 tetor”, njoftohet nga Fakulteti i Ekonomisë. Po ashtu, edhe dekani i fakultetit sqaroi për “GSH” se, duke parë procesin e regjistrimit, ka shumë gjasa që procedurat e regjistrimit të vijojnë deri në datën 27 tetor, e cila është dhe dita e fundit sipas udhëzimit të MAS-it. Ndërkohë që rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka bërë të ditur se ende në disa programe studimi të këtij universiteti vijon të ketë zero të regjistruar.

“Me mbylljen e regjistrimeve të fazës së dytë mbetën 50% e kuotave të lira. Në disa programe studimi, si Logopedi, Teknik Laboratori dhe Imazheri, as në fazën e parë, as në këtë fazë të dytë nuk kemi pasur asnjë të regjistruar. Por besojmë se në datën 18 tetor situata do jetë më ndryshe, pasi edhe fluksi i regjistrimeve ka qenë më i lartë ditën e parë të fazës së dytë, pra në datën 17 tetor”, -thekson rektori i UMT-së, Gjata.

UDHËZIMI

Në datën 12 tetor, Ministria e Arsimit ndryshoi Udhëzimin nr.13 (zgjati afatet e regjistrimit), ku përcaktohet se: “Pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë, në datat 17-18 tetor 2016, sekretaritë mësimore të universiteteve do të regjistrojnë, online dhe me dokumentacion, kandidatët sipas listave, pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit. Kandidatët që rezultojnë fitues në këtë fazë dhe nuk regjistrohen brenda datës 18 tetor, humbin të drejtën e regjistrimit në fazat e mëpasshme të konkurrimit për programet e studimit ku ata rezultonin fitues në këtë fazë. Nëse pas datës 20 tetor ka ende kuota të lira, regjistrimi do vijojë në faza 48-orëshe, deri në datën 27 tetor, duke respektuar kuotat e pranimit”.

bw/d.i.

Next Post
Shkodër, treni i mallrave përplas për vdekje të moshuarin

Shkodër, treni i mallrave përplas për vdekje të moshuarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

July 24, 2026
Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

July 24, 2026
Kompensimi i pronave, ja dokumentet që duhen dhe shqyrtimi i dosjeve

Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

July 24, 2026
DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

‘Administrativja’ nuk mori në shqyrtim padinë ndaj Dados, Veliaj: Do ta vazhdojmë këtë betejë me çdo mjet ligjor

July 24, 2026
Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

July 24, 2026
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

July 24, 2026
Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In