Policia e Tiranës ka vënë në pranga një zyrtar të lartë të Bashkisë Tiranë. Gjelosh Progni mësohet të jetë arrestuar. Nën akuzën e korrupsionit. I emëruar si Drejtor i Auditit që në vitin 2012, Progni mësohet t’i ketë marrë një shtetaseje 5 milionë lekë të vjetra kundrejt premtimit për ta punësuar.
Hetimet për Gjelosh Prognin kanë zgjatur 4 muaj, ndërsa kallzimi ka ardhur nga shtetësja me inicialet V.B.
Mbi të ndaluarin rëndon akuza “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” . Ngjarja ka ndodhur në muajin janar të vitit 2013, por Progni nuk ka dhënë specifika për pozicionin e punësimit.