Pronari i një lokali në qytetin e Fierit ka përfunduar në prangat e policisë pasi nuk përdorte kasë fiskale.
Në kuadër të operacionit “Informaliteti”, nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, u bë arrestimi në flagrancë i Gani Berishës, 57 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja”, Fier.
Arrestim i tij u bë pasi dje rreth orës 11:15, në polici është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një 34-vjeåar.
E.Xh., rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit Gani Berisha, ka konsumuar ushqim dhe nuk është pajisur me kupon tatimor.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se lokali nuk është i pajisur me kasë fiskale si dhe nuk perdorej deftesë tatimore.