Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar nga Serbia, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se sot paradite është arrestuar me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar në Serbi.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.
/a.r