Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë. Sipas mediave italiane dy shqiptarët ishin hajdutë profesionistë sendesh me vlerë, automjetesh dhe banesash.
Por si për ironi të fatit ata janë pikasur sapo ishin kryer një vjedhje dhe po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes në Masarosa të Italisë.
Por të bllokuar në trafik dhe të gjendur në panik, ata tentuan të kalonin semaforët. Por surpriza me të cilën ata u përballën ishte e pakëndshme. Automjeti me të cilin dy hajdutët shqiptarë, Mario Doda, 33 vjeç dhe Agustin Marku 25 vjeç, u përplas me një automjet të karabinierëve, i cili po patrullonte zonën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po udhëtonin shqiptarët, u zbuluan sende me vlerë të vjedhura. Gjithashtu, karabinierët zbuluan që edhe automjeti rezultonte i vjedhur. Ata bënë shoqërimin e dy shqiptarëve në kuesturë nga ku rezultoi, përmes shenjave të gishtërinjve, se shqiptarët janë autorë të disa grabitjeve.