Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi janë kapur duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë K. P., 19 vjeç dhe M. P., 19 vjeçe, banues në Kamzë, Tiranë.
“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 16, Korçë, automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjere shtetasen M. P., për të cilët, në bazë të informacioneve të siguruara, dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm”- njofton policia.
Ata u kishin premtuar emigrantëve premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
/s.f











