Dy autobotë janë sekuestruar dhe drejtuesit e tyre janë arrestuar nga efektivët e komisiariatit nr. 4 dhe strukturat e UKT-së.
Sipas një njoftimi zyrtar të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, autobotet vidhnin ujë nga tubacioni kryesor i ujësjellësit, duke e tregtuar për qëllime përfitimi.
Të arrestuarit e shisnin ujin në mënyrë abuzive tek qytetarët, duke mos përmbushur standardet e sigurisë për shëndetin e tyre.
/ Top Channel