• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i të shoqit, Angela Martini: Deshën ta sakrifikojnë sepse ka patur sukses, ja si e organizova “luftën” juridike për ta mbrojtur

by Java News
20/10/2021 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hijet e skandalit janë zhdukur, situata është qetësuar, çifti iu rikthye normalitetit dhe Angela Martini vendosi të rrëfejë gjerë e gjatë se çfarë ndodhi në të vërtetë me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu në atë që u quajt arrestim i bujshëm dhe që ishte ngjarja më e komentuar e verës.

Mediat shqiptare dhe ato rumune kanë tjerrë gjatë kulmit të ndodhisë variante dhe detaje pa fund. Të vërtetën dhe gjithë përjetimet rreth historisë, Angela Martini i tregon për herë të parë për Revistën “Who” përballë Eraldo Rexhos, i cili gjithashtu është pjesë e këtij rrëfimi si mik i çiftit, por edhe si dëshmitar i rrjedhës së ngjarjes.

Nga rezidenca e saj në Itali, ku më në fund po gjen qetësi, pas gjithë tensionit që përjetoi bashkë me Dragos, Angela ka bërë një përshkrim të detajuar të arrestimit të bashkëshortit të saj në Mykonos, titujve bombastike të mediave, presioneve virtuale për tradhti të supozuara dhe luftën që bëri derisa e pa Dragos jashtë hekurave, vetëm pas dy ditësh.

Angela u rikthehet ditëve të gushtit teksa po darkonin me miqtë e tyre, kur disa persona të veshur civilë kërkuan arrestimin e Dragos bashkë me të gjithë të pranishmit, përveç Angelës, e cila që në momentin e parë kërkoi sqarime dhe dyshoi rreth personave që u shfaqën papritur. Ajo nuk arriti të ndalojë dot arrestimin e Dragos në ishull, por bëri gjithçka mundej, madje tejkaloi çdo limit që njihte tek vetja, për të mundësuar lirimin e bashkëshortit të saj nga paraburgimi, brenda dy ditësh. Por le t’i marrim gjërat me radhë dhe ta nisim me ngjarjen kryesore që shkaktoi furtunën: “Pse u arrestua Dragos Savulescu?”

Angela sqaron me detaje se kjo histori ka nisur shumë herët dhe prej asaj kohe njerëzit flasin për burrin e saj si për një person që po jeton me para të vjedhura. Kur u pyet nga gazetari për përqindjen e të ardhurave të Dragos, që lidhet me shifrën e përfolur në media (si të vjedhur), Angela u shpreh:

“Mediat rumune janë ato që kanë përhapur propagandë. Ato komandohen nga njerëz që kanë interesat e tyre, pasi në të vërtetë askush s’ka si të dijë gjë për Dragos. Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.

Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë. Kjo propagandë ndodh sepse në Rumani ligji është krejt maskë, ata nuk kanë demokraci, aty ka korrupsion dhe kanë dashur të sakrifikojnë Dragos, sepse ai është biznesmen dhe ka pasur shumë suksese. Burri im jeton me punën e tij. Ai ka punuar gjithë këto vite”.

Pas arrestimit të Dragos në Mykonos, Angela organizoi luftën juridike duke bashkuar avokatët më të mirë në një grup pune, që arriti të nxjerrë bashkëshortin e saj nga burgu pa vendim gjykate si asnjëherë më parë, me gjithë vështirësitë që Rumania i kishte hapur biznesmenit edhe në Greqi. Çdo veprim u bë në mbështetje të ligjit evropian, duke i shtuar Dragos një tjetër fitore ligjore për të mbyllur këtë çështje përfundimisht, pas fitores në Itali ku çifti është rezident.

Tashmë Angela dhe Dragos kanë nisur luftën ligjore me Rumaninë për të mbyllur njëherë e mirë këtë histori, një luftë kundër sistemit të padrejtë dhe korrupsionit, që siç vetë modelja shqiptare shprehet, do bëhet shembull për gjithë ata që e duan drejtësinë në atë shtet. Gjatë kësaj periudhe të vështirë për çiftin dhe miqtë e tyre, Angela ndalon edhe tek situata e saj emocionale. Rrëfimi pasurohet edhe përmes tregimit të Eraldos, si bashkudhëtar në këto javë vështirësie.

Ai rrëfeu se në një moment Angela u shpreh dhe kuptoi se kurrë nuk e kishte ditur që e donte kaq shumë partnerin e saj dhe ai moment vështirësie e bëri të kuptojë se ndjenja për të kalonte çdo kufi që ajo njihte. “E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”, thotë ndër të tjera Angela.

Modelja theksoi se historia nuk kaloi pa iu dhënë edhe tone rozë, duke e akuzuar se kish tradhtuar bashkëshortin apo se qëndron me të vetëm për para. Por të gjitha këto ishin thjesht sfondi që e bënte ngjarjen edhe më të errët nga sa ishte, duke mos e shpërqendruar aspak Angelën, që vazhdonte të lëvizte çdo gur derisa Dragos fitoi lirinë në një çështje vërtet të vështirë. Angela pranoi se kurrë nuk ka ndjerë dhimbje kaq të madhe për dikë dhe se çdo sakrificë, natë pa gjumë dhe mundim fizik për të ndjekur çështjen ia ka vlejtur.

Tani për Angelën dhe Dragos po nis një jetë e re. Një luftë që ata presin të mbyllet ligjërisht kundër shtetit rumun dhe padrejtësive që i kanë shkaktuar dëm të madh ekonomik Dragos, por njëkohësisht duke shijuar më në fund të qetë dashurinë e tyre, ndërkohë që në dëshirat e tyre qëndron edhe ardhja në jetë e një fëmije, për të cilin Angela nuk foli shumë, por pranoi që të dy kanë dëshirë e duan ta zgjerojnë familjen. Një histori e denjë për skenar filmash (sidomos po të kemi parasysh që të dy protagonistët janë vërtet si aktorë filmash), por që për Angelën dhe Dragosin mjafton vetëm “happy end”-i./m.j

Next Post
Statistikat e FBI-së, ja cila është shenja më e rrezikshme e Horoskopit

Statistikat e FBI-së, ja cila është shenja më e rrezikshme e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët e së nesërmes

September 10, 2026
Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

September 10, 2026
Çmimet FIFA 2023/ Cristiano Ronaldo voton me inat, Messi i jep pikët maksimale Neymar-it

Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

September 10, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Sikur Lana të mbyste bulevardin me baltë

September 10, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Veliaj drejt Strasburgut, SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit!

September 10, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Përse do të jetë “fair” që Erion Veliaj të lirohet

September 10, 2026
Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

Prapaskena e incidentit me Zelenskyn: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

September 10, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Gjyqtarët kallëzuan Malajn në SPAK për pagat, Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

September 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 11 Shtator 2026

September 10, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës fryn buxhetin, në mars-korrik u arkëtuan 18 milionë euro

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com