• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Tahirit për integrimin? Rama: Presion, në shqip apo gjuhë të huaj, s’më bën askush

by Java News
19/04/2018 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sonte i ftuar në #RealStory, ku ka folur për disa tema të rëndësishme, si rekomandimi për negociatat, si do vijohet me procesin, rolin e opozitës.

Shefi i qeverisë komentoi edhe deklaratat e Tahirit sot pas parlamentit, dhe vendimin e SHBA për shpalljen ‘non grata’ të Llallës dhe Doshit.

“Arrestimi i Tahirit per integrimin? Presion mua, ne shqip apo gjuhe te huaj, nuk me ben dot asnjeri. Ka pasur interesim”, kështu iu pëgjigj kryeministri Rama pyetjes së gazetarit Sokol Balla, nëse është kërkuar arrestimi i Saimir Tahirit, si kusht për çeljen e negociatave, shkruan javanews

Rama deklaroi se nëse prokuroria sjell një provë, jemi gati të japim autorizimin.

“Saimir Tahiri është kërkuar të arrestohet dy ditë pasi ka dalë një përgjim në dy persona që përfaqësojnë llumin e shoqërisë. Nuk dua të mërrem me Tahirin. Prokuroria nëse ka një provë të vetme është e mirëpritur të rikthehet në komision dhe ne nuk kemi asnjë lloj problemi të japim autorizimin”, deklaroi Rama

Kryeministri akuzoi sërish opozitën shqiptare se është përpjekur të bllokojë rekomandimin për negociatat me BE-në.

Rama tha se “Opozita s’ka lënë gur pa lëvizur” për kundër rekomandimit të KE, nga tentativa për të bllokuar reformën në drejtësi deri te letrat “me baltë” të dërguara jashtë shtetit.

“Opozitës i them që në shqip të thotë cfarë të dojë, por kur flasim në gjuhë të huaj për Shqipërinë, të jemi në një linje”, deklaroi Rama

Gjatë intervistës, kryeministri ‘fajësoi’ presidentin Ilir Meta për dështimin e vizitës së homologut të tij grek, Tsipras, në Tiranë. Ai gjithashtu la të kuptohej se nuk do ketë ndryshime në qeveri.

Kreu i qeverisë u pyet edhe për gylenistë

“Eshtë nje rrjet që meriton një vemendje te vecante“, deklaroi Rama

Ndërsa për rikandidimin e Veliajt, Rama tha se kjo çështje i takon strukturave të partisë.

PIKAT KRYESORE TË INTERVISTES

***

Rikandidimi i Erion Veliajt? Rama: Është një çështje që i takon strukturave të Partisë

“Rikandidimi i Erion Veliajt? Është një çështje që i takon strukturave të Partisë. Do pritet dita për të vendosur“, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sonte në RealStory

Shefi i qeverisë tha se modeli i drejtimit të Bashkisë së Tiranës do të shtrihet pas zgjedhjeve të ardhshme vendore edhe në bashkitë e tjera. I pyetur nga Sokol Balla në Vizion Plus për rikandidimin e Veliajt për një tjetër mandat, Rama tha se

“Unë jam një socialist serioz edhe bëhet fjalë jo për të kandiduar Erion Veliajn, bëhet fjalë për të kandiduar 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe në respekt të një procesi që është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë nuk mund të bëhet asnjë përjashtim. Do të pritet dita kur do vendoset kush do të jetë për katër vitet e ardhshme kryetari apo kryetarja jonë e bashkisë në të 61 bashkitë e Republikës. Dhe ne duam që qershorin e ardhshëm të marrim përsipër të qeverisim po kaq mirë sa Tiranën dhe qytete e tjera dhe disa qytete që fatkeqësisht vuajnë keqqeverisjen e kryebashkiakëve, të atyre që sot janë në opozitë”.

***

Dështimi i takimit me Tsipras, Rama fajëson Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama, ka fajësuar presidentin Ilir Meta për dështimin e vizitës së homologut të tij grek, Tsipras, në Tiranë.

Shefi i qeverisë deklaroi në Real Story se procedura e ndjekur dhe koha qe mori Presidenti, e shtyne takimin me Tsipras, shkruan javanews

“Dështimi i takimit me Tsipras? Procedura e ndjekur dhe koha që mori Presidenti, për të cilën bëri shumë mirë , e shtynë vizitën “, deklaroi Rama

***

A do të ketë ndryshime në qeveri? Ja çfarë thotë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në studion e Real Story la të nënkuptohet se nuk do të ketë asnjë ndryshim në qeveri.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk sheh asnjë arsye për ta hapur këtë temë, pasi qeveria është e re dhe po bën punën shumë mirë, shkruan javanews

“Nëse kryeministri vendos ose nuk vendos lidhur me një temë të tillë kjo është gjykim. Së pari qeveria është e re. Së dyti unë qeverinë dhe ministrat i gjykoj në bazë të rezultateve. Ne kemi mekanizma që në kohë reale ndjekin çdo ministër.

Po të vini në katin e dytë të kryeministrit do të shihni që puna e ministrive ndiqet në ekran, rezulatet në bazë të objekivave. Kështu që kemi kontrata të nënshkruara performance me ministrat. Nuk shof arsye për ta hapur këtë temë sepse qeveria është e re dhe qeveria po bën punën”

***

Rama: Opozita nuk la gur pa lëvizur për të penguar negociatat

Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish opozitën shqiptare se është përpjekur të bllokojë rekomandimin për negociatat me BE-në.

Në “Real Story”, Rama tha se “Opozita s’ka lënë gur pa lëvizur” për kundër rekomandimit të KE, nga tentativa për të bllokuar reformën në drejtësi deri te letrat “me baltë” të dërguara jashtë shtetit.

“Së pari ne jetojmë në një vend ku në raste të tilla janë bërë mitingje dhe koncerte festive dhe është kthyer rezultati për të marrë të gjitha meritat për vete. Nëse i quani festë dy fjalimet e mija është një kompliment që mund ta pranoj. Nëse shikoni te opozita një farë trishtimi, kjo është për të ardhur keq, opozita nuk e ka dashur këtë dhe nuk ka lënë gur pa lëvizur për ta bërë të pamundur.

Kanë bërë gjithçka që kjo të mos ndodhte, që nga shfaqjet që nuk di si ti përshkruaj për ta bllokuar reformën në drejtësi dhe për ta çuar në shkatërrim procesin zgjedhor, deri te propaganda e vazhdueshme me letra e me e-maile që ka eksportuar gjithë baltën dhe gjithë gjysmë gënjeshtrat që janë thënë këtu“, deklaroi Rama

***

Negociatat, Rama: Rezultat i një zinxhiri kontributesh, peshorja nuk anon djathtas

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në #realstory ka deklaruar edhe në herë se të gjitha qeveritë kanë bilancin dhe meritat e tyrë në rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave

“Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave vjen si rezultat i një zinxhiri kontributesh ndër vite. Fatos Nano ka rolin e tij në këtë proces, por edhe qeveritë e tjera. Kanë meritë të gjithë. Peshorja në këtë proces nuk anon djathtas. Nuk jam dakord me këtë proces”, deklaroi Rama, shkruan javanews

Rama deklaroi se të gjitha qeveritë kanë kontribuar në vite

“Edhe marrëveshja e stabilizim-asociimit ishte gati, por u nënshkrua nga qeveria pasardhëse. E njëjta gjë edhe për statusin e vendit kandidat. Statusi nuk ishte çështje e tre ligjeve”, deklaroi kryeministri

javanews.al/a.ç

https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/10155177231690443/

Next Post
Vendet skeptike? Rama: Franca në krahun tonë. Gjermania, forca e gravitetit

Vendet skeptike? Rama: Franca në krahun tonë. Gjermania, forca e gravitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In