• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Sreqko Sofronijeviq në Zveçan/ Vuçiç: Do hetohen të gjithë ata që shkelin rendin kushtetues në Serbi

by A M
14/04/2024 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar të dielën se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit prej Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Policia e Kosovës ka thënë të shtunën se e ka ndaluar Sofronijeviqin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra.

Si pasojë e rritjes së tensioneve protestuesit janë përleshur, atëbotë, me zyrtarët policorë, dhe patën mbetur dhjetëra persona të plagosur nga të dyja anët, përfshirë Sofronijeviqin.

Vuçiq ka thënë se autoritetet në Prishtinë e kanë arrestuar një burrë jashtëzakonisht trim, që është plagosur më parë nga “terroristët shqiptarë”.

“E them me qëllim terroristët shqiptarë, sepse kur thonë zyrtarët policorë, ata janë terroristë, pasi nuk kanë të drejtë të jenë në veri të Kosovës. Mos harroni që sipas dokumentit të Brukselit, atje [në veri] duhet të jenë vetëm zyrtarët rajonalë me etni serbe, jo njësitet speciale”, ka thënë Vuçiç, sipas Radiotelevizionit të Serbisë.

Në prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar atë që njihet si “Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve” – e njohur si Marrëveshja e Brukselit.

Aty përmendet se do të ketë një komandant rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – i cili duhet të jetë serb, shtetas i Kosovës.

Por, në asnjë nga pikat e kësaj marrëveshjeje nuk përmendet shkuarja apo jo e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Vuçiç ka thënë se Sofronijeviq po ndiqet penalisht për prishje të rendit kushtetues.

“Prandaj, dua të ju informoj që sapo Zyra e Prokurorit dhe Ministria e Punëve të Brendshme të funksionojnë plotësisht, dhe besoj që kjo do të ndodhë prej javës së ardhshme, të gjithë ata që kanë shkelur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë, ku ne kemi pushtet efektiv, do të ndiqen penalisht dhe arrestohen nga autoritetet kompetente të Serbisë”, është cituar të ketë thënë Vuçiç.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kanë reaguar të shtunën për ndalimin e Sofronijeviqit, dhe kanë kërkuar që përfaqësuesit ndërkombëtarë të reagojnë për, siç vlerësojnë, “shtypjen e serbëve”.

Letra kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenti serb ka thënë, po ashtu, se Serbia i ka marrë të gjitha masat dhe u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“I kam shkruar në total 14 letra të ndryshme për liderët evropianë, kryesisht letra të personalizuara. I kam kërkuar secilit të ketë parasysh shkaqet specifike dhe marrëdhëniet që kemi. Në njërën anë atyre që e njohin Prishtinën, dhe në anën tjetër atyre që nuk e njohin”.

Ai ka thënë se në letra ka kërkuar që secili të shqyrtojë edhe një herë vendimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, cili ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës, dhe që vendimi të jetë ndryshe në Këshillin e Ministrave.

Në këtë Këshill – në një takim të majit – pritet të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës.

Ditë më parë, autoritetet serbe kanë thënë se kanë krijuar një grup punues që do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit./REL

Next Post
Rrjeta e hekurt izraelite, sistemi antiraketor me shumë shtresa neutralizon 99% të dronëve e raketave iraniane

Rrjeta e hekurt izraelite, sistemi antiraketor me shumë shtresa neutralizon 99% të dronëve e raketave iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com