• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Metës/ Milo: E trajtuan si fajtor! Rada: Ramiz Alia ishte President, por e morën si qen. Kreu i PL është tallur me këtë shtet

by S T
22/10/2024 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën Opionin në News24 po diskutohet mënyra se si është arrestuar ish-Presidenti Ilir Meta, i cili u nxorr forcërisht nga automjeti, nga forcat policore.

Petraq Milo e cilësoi një shkelje dinjiteti atë që ndodhi ditën e djeshme. Ndërsa gazetari Ardit Rada tha se edhe Ramiz Alia ishte president por e morën si qen.

Ndërsa Arjan Hoxha, ish-funksionar policie, tha se nëse do të ishte zbatuar ligji, nuk do të kishte një debat të tillë sot.

Pjesë nga debati

Paskal Milo: Plani operacional që veprohet se si mund të ndalohet një person, duke e ditur se asnjëherë nuk e ka refuzuar paraqitjen në organet e drejtësisë, fare mirë mund t’i thuhej paraqitu në filan komisariat.

Duke i shkuar me 10 a 15 vetë, paragjykohet çështja. Mënyra se si e çon e trajton si fajtor. Shkelje dinjiteti kur thuhet se ke rezistuar. Shkelje dinjiteti kur të trajtojnë si fajtor. Ishte një shoë. Ne nuk kemi arritur ende te provat. Çfarë frike trembi, këtu frika nuk po mposht korrupsionin, kemi indekse të përkeqësuara.

Ardit Rada: Meta është tallur me këtë shtet, ai deklaronte si adresë banimi selinë e partisë së vet. Ku të shkonte policia që ta arrestonte? Për të shmangur çdo lloj skenari me ngujime në parti, është zgjedhur kjo formë. Ku e dimë ne që policët nuk kishin kamera trupore, po sikur të dalin pamjet dhe të shikojmë se ai ka thënë fjalën e fundit të parën? Çfarë peshe politike ka Ilir Meta kur një parti me 18 deputetë e çoi në 2.5 deputetë? Sa njerëz mbledh Ilir Meta dhe shoku i tij në pallat në Tiranë, po i mbledhin sot në rrethe Adriatik Lapaj e të tjerët. Pse nuk e dinë këta që Policia në operacione speciale vepron me makina civile?

Arjan Hoxha: Vërtet përdoren automjete të tilla, por janë për operacione speciale apo nga agjentët e infiltruar. Gjithçka shënohet në bllokun e operacioneve speciale. Në rastin e arrestimit të Ilir Metës nuk kishte operacion special. Sot nëse do të kishte një zbatim ligji nuk do të bëhej debat lidhur me mënyrën se si veproi policia.

Ardit Rada: Edhe Ramiz Alia ishte President e morën si qen. Tirana ishte më e qetë se kurrë sot. Pse duhej ta merrte Policia në telefon këtë dhe t’i thonte hajde se do të arrestojmë.

Ergys Mërtiri: Nëse Ilir Meta ka refuzuar apo kundërshtuar, atëherë policia ka zbatuar ligjin. Nëse policia ka shkuar dhe i ka dorëzuar urdhrin dhe ai ka kumndërshtuar, natyrisht duhej zbatuar ligji.

Petraq Milo: Nuk ia kanë dhënë fare vendimin.

Ergys Mërtiri: Ku e di ti, nuk i plas Policisë së Shtetit nëse ka njoftuar ose jo konferencë shtypi. Policia shkon ta arrestojë kur ka një urdhër arresti kudo që e gjen. Nuk na intereson shumë ne nëse janë shkelur ose jo të drejtat e njeriut, shqetësuese është që ish-Presidenti i vendit u arrestua për korrupsion.

Next Post
Organizoi dhe porositi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg Dritan Nanon

Organizoi dhe porositi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg Dritan Nanon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com