Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, ka komentuar në emisionin “Real Story” në ABC News zhvillimet më të fundit në arenën globale, lidhur me arrestimin nga Shtetet e Bashkuara të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Sipas Memës, reagimet politike në SHBA kanë qenë të forta, veçanërisht nga Partia Demokratike dhe një pjesë e kampit të Donald Trump, ndërsa ai theksoi se veprimi i administratës amerikane është justifikuar ligjërisht dhe nuk përbën një krizë kushtetuese, por një ndërhyrje policore të mbështetur nga ushtria amerikane.
“Reagimi ka qenë shumë i ashpër, më shumë nga opozita në SHBA. Por nga ana tjetër edhe brenda kampit të zotit Trump, sepse mos harrojmë që ka një kamp që e kanë kundërshtuar këtë lloj ndërhyrje megjithatë nga mbështetësit e tij ka pasur më pak kritika, por nga Partia Demokratike ka pasur më shumë.
Sa i takon çështjet së autorizimit, Trump ka një justifikim për këtë, duke theksuar që Maduro është i paligjshëm, ka një urdhër gjykate nga Gjykata Federale amerikane dhe sigurisht që kjo nuk ishte një ndërhyje ushtarake, por një ndërhyje policeske e mbështetur sigurisht nga ushtria amerikane. Në këto konture nuk kemi një krizë Kushtetuese”, tha eksperti.











