• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Lefter Kokës, Rama: S’më bën përshtypje, të përballet vetë me SPAK. PS s’është zyrë avokatie e askujt

by Java News
15/12/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama flet per arrestimin e ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili u prangos dje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për korrupsion, shpërdorim detyre (atë të ministrit) dhe pastrim parash.

Për herë të parë lidhur me ngjarjen, Rama ka reaguar në një koment të cilit i është përgjigjur një ndjekësi në Facebook, ndërsa shkruan se prangosja e Kokës nuk i bën përshtypje.

Madje shton se përballja e ish-deputetit që dorëzoi mandatin para nisjes së legjislaturës së re, është çështje individuale dhe jo partiake. Ndërkohë që nuk harron të shtojë se beteja është individuale.

“Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq. Kjo eshte Partia Socialiste,“-shkruan Rama në komentin e tij të gjatë.

Komentuesi: Zoti K/Minister. Ne konferencen per shtyp qe dha Lulzim Basha para gazetareve, akuzat e tij ishi shume te renda.

Edi Rama: Por qe t’i pergjigjem thelbit te komentit tend, edhe impiantet moderne te perpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpetimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale. Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq. Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes./m.j

Next Post
“Tani po nxjerrin fytyrat e vërteta”/ Acarohet dj Dagz: Dua të dal nga shtëpia

“Tani po nxjerrin fytyrat e vërteta”/ Acarohet dj Dagz: Dua të dal nga shtëpia

Comments 2

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Si do te te bej pershtypje ty mor kukudh i korrupsionit ???

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    edvin nuke eshte kukull,eshte pasardhesi i plakut vicidolit,pushtetin plaku ja ka dorzuar me marveshjen qe kane bere bashke.A edvini eshte k/hajduti i te gjitha parave qe jane vjedhur ne 8 vitet e qeverise se tije.Done Zoti spak e ka seriozisht ta zberthejene me detaje ate cironken e milionave qe eshte lefteri, me porosine e sh edvin.Kjo mbetet per tu pare sa eshte serjoziteti e SHBA qe te penalizojne hajdutet e ktyre 30 viteve qe skane lene gje pa vjedhur plackite.Done Zoti e teheqe kemben zvare qe ti marre edhe ortaket e tije hajdute me vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In