• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i kuksianëve, Avokati i Popullit: U shkelën të drejtat e njeriut

by A R
19/04/2018 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Avokatit të Popullit ka dalë me një rekomandim në lidhje me proceduar te ndjekura nga Policia dhe Prokuroria për arrestimet e protestuesve në Kukës.

Në një material të zgjeruar Avokati i Popullit, shkruan se  janë disa shkelje që janë  bërë nga Policia dhe Prokuroria.

Sipas AP, Policia dhe Prokuroria ka cenuar lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Pjesë nga rekomandimi:

Më konkretisht shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të individit në  vlerësimin tonë, janë krijuar nga veprimet, apo mosveprimet në vijim:

  1. Urdhërat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria nuk përmbajnë asnjë arsyetim në lidhje me shkaqet që kanë çuar Prokurorinë në zbatimin në rastin konkret të një masë sigurie me privim lirie.
  2. Nuk janë evidentuar nga ana e Prokurorisë dhe/ose Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentuar orën në të cilën i është kërkuar policisë zbatimi i këtyre urdhrave të ndalimit;
  3. Nuk rezulton asnjë dokumentim në lidhje me grupet e ngarkuara nga ana e Policise për të ekzekutuar urdhrat e ndalimit dhe ose personin përgjegjës (veprimet janë kryer me urdhra verbale);
  4. As të ndaluarve dhe as familjareve të tyre nuk u është komunikuar një kopje e urdhërit të ndalimit, në momentin në të cilin u është privuar liria;
  5. Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe/ose organi i akuzës kanë dështuar të evidentojnë në mënyrë të saktë orën në të cilën personave u është privuar liria;
  6. Regjistrat e shoqërimit dhe/ose ndalimit në Komisariatet 1, 2, 3, si dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë plotësuar me vonesë dhe jo në mënyrë të saktë, duke u bërë shkak për mostrajtim në kohë e në përputhje me ligjin të të ndaluarve;
  7. Procesverbalet e komunikimit të urdhërave të ndalimit, përmbajnë pasaktësi të theksuara në përpilimin e tyre dhe kanë mangësi në lidhje me evidentimin e veprimeve proceduriale, të cilat duheshin kryer në përputhje me Kodin e Procedures Penale; sa më sipër ka çuar në mosgarantimin e të drejtave të ligjore të të ndaluarve;
  8. Kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 23 shtetasve të ndaluar është depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë, Kukës, jashtë afatit ligjor të parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo kërkesë është paraqitur në datën 03.04.2018, ora 09:45, ndërkohë që nga pyetja nga ana jonë e personave të ndaluar rezulton se:

  1. ata janë ndaluar në qytetin e Kukësit ndërmjet orëve 02.00 – 05.00 të mëngjesit të datës 01.04.2018.
  2. nga këqyrja e regjistrave të Komisariateve të Policisë të Tiranës 1,2,3, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se hyrja e tyre në Komisariate/Drejtori është bërë ndërmjet orëve 08.30 – 9:00 të datës 01.04.2018, çka deshmon se ora e privimit të lirisë për çdonjërin prej tyre ka qenë të paktën 2 orë e gjysmë më parë;
  3. Gjithashtu Prokuroria ka cenuar të drejtat e të ndaluarve duke llogaritur si kohë ndalimi orën e ekzekutimit të urdhërave të ndalimit datë

01.04.2018, ndërmjet 10.20-12.00, kohë e cila nuk pasqyron realitetin e veprimeve të kryera në këtë rast. Pra për 23 personat e ndaluar, koha (ora) dhe vendi i ekzekutimit të ndalimit të tyre, janë të pasakta dhe nuk janë pasqyruar siç ka ndodhur në të vërtetë.

  1. Prokurori i çështjes nuk ka bërë ndjekjen e zbatimit korrekt të dispozitave proceduriale nga ana e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ndaj personave të ndaluar, sikurse parashikohet në pikën 1, të nenit 304, të Kodit të Procedurës Penale.
  2. Prezenca e madhe e forcave të Policisë së Shtetit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, megjithëse e justifikuar ligjërisht për shkak të numrit të personave të ndaluar që po gjykoheshin, mund të krijojë premisa të intimidimit të trupës gjyqësore për zhvillimin normal të procesit, veçanërisht në rastet kur ka pretendime në personat e tjerë të pranishëm në sallën e gjykimit (personat që gjykohen, apo mbrojtësit e tyre).
  3. Duke mos qenë objekt i drejtëpërdrejtë i punës së Avokatit të Popullit dhënia mendim mbi përmbajtjen e vendimit të Gjykatës, në lidhje me formën e tij, jemi të mendimit se një vendim gjykate duhet të jetë i arsyetuar në mënyrë bindëse e shteruese duke marrë në shqyrtim e analizuar të gjitha pretendimet e ngritura gjatë gjykimit, për të përjashtuar kështu efektet negative që mund të krijohen në rastin e kundërt. Vetëm kështu sistemi i drejtësisë do të mund të krijojë besimin e munguar në sytë e publikut.
  4. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, janë gjykuar njëherazi 23 persona. Është evidente se ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale në rastin konkret bëhen shkas për mosgarantimin me korrektesë të të gjitha të drejtave që parashikohen në një proces të rregullt gjyqësor për personat e ndaluar, nisur nga numri i madh i tyre. Gjithashtu numri i madh i personave ka kërkuar edhe marrjen e masave jo të zakonshme, për të garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë në sallë e jashtë saj.
  5. Evidentimi më i saktë i vendimeve, komunikimeve dhe zbatimi korrekt i tyre, në lidhje me zhvillimin me dyer te mbyllura apo të hapura të seancës së vlerësimit të masës së sigurimit, do të mënjanonte konfrontime midis familjarëve të personave të ndaluar dhe deputetëve të Kuvendit, me forcat e Policisë së Shtetit, që kishin marrë përsipër të garantonin rregullin dhe sigurinë në sallën e gjyqit. Këto vendime e komunikime duhet të bëhen për raste të tilla në mënyrë publike edhe nga administrata e Gjykatës, për të mënjanuar tensionet në vigjilje të seancës.

Për gjithë sa më sipër Rekomandojmë:

– Marrjen e masave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të siguruar interpretim të saktë, e zbatim korrekt të ligjit nr. 8773, datë 23.4.2001 “Për Tubimet;

– Marrjen e masave administrative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të garantuar plotësimin në kohë, në mënyrë të saktë, korrekte dhe pa gabime të regjistrave të shoqërimit dhe/ose ndalimit të shtetasve, si dhe aplikimin e procedurave korrekte si nga ana personave shoqërues, edhe atyre pritës, në lidhje me të shoqëruarit apo të ndaluarit;

– Marrjen e masave administrative dhe/ose masave të tjera të parashikuara nga ligji per veprimet e kryera nga prokurorët e çështjes dhe në mënyrë të veçantë në lidhje me mosgarantimin e të drejtave proceduriale për personat e ndaluar. Sa më sipër i njoftohet Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurores së Rrethit Kukës, për të marrë masat në ushtrim të kompetencave që ata kanë në zbatimit të ligjit, deri fillimin e funksionimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

– Dërgimin e këtij Rekomandimi pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar për çështje që mund të ndiqen prej tyre, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor./a.m.

Next Post
Kapen me kanabis në makinë, arrestohen dy të rinj nga Saranda

Trafik droge drejt Greqisë, i riu kapet me 4.7kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

June 26, 2026
Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

June 26, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rikthehen tensionet në Hormuz, Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

June 26, 2026
Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

June 26, 2026
Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

June 26, 2026
VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

June 26, 2026
Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

June 26, 2026
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

June 26, 2026
Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

June 26, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In