Ndalimi i gazetarit dhe analistit Alfred Lela nga policia ditën e diel gjatë protestës pas shembjes së godinës së Teatrit bëri bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato të huaja.
Për dhunën e përdorur ka reaguar edhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI). Me anë të një postimi në Twitter IPI shprehet se e dënon ndalimin e analistit Alfred Lela duke thënë se policia ka përdorur forcë disproporcionale teksa arrestoi gazetarin.
Sipas tyre forcat blu duhet të kërkojnë falje.
Reagimi i IPI:
IPI dënon ndalimin Redaktori #Albanian Alfred Lela i
@PolitikoAl gjatë një proteste në kryeqytetin #Tirana mëngjesin e djeshëm.
Policia përdori forcë disproporcionale ndërsa arrestoi gazetarin dhe duhet të kërkojë falje.
@MediaFreedomEU
#MediaFreedomRR
IPI condemns the detention #Albanian editor Alfred Lela of @PolitikoAl during a protest in the capital #Tirana yesterday morning.
Police used disproportionate force while arresting the journalist and should apologize. @MediaFreedomEU #MediaFreedomRR
https://t.co/RsDxaTB08Q— IPI (@globalfreemedia) May 18, 2020
/e.rr











