• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur protestohej kundër Kullës Eiffel me fjalët ‘mos ma prek Parisin’

by Ardit Rada
19/05/2020 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, Parisi nuk mund të përfytyrohet pa Kullën Eiffel. Ky objekt i vendosur në kryeqytetin francez në 31 Mars 1889 është një nga monumentet më të famshme e më të fotografuara në botë. Por, 131 vjet më parë, para përurimit të saj, ndërtimi i Kullës Eiffel për pak sa nuk e ndau Parisin më dysh.

Edhe sot kujtohet beteja e madhe e klasës më e ndritur të shoqërisë pariziene, me arkitektët, shkrimtarët, poetët, piktorët më të njohur të viteve ‘800, të cilët e kundërshtuan me forcë vendosjen e kullës metalike në qendër të Parisit. Aq i madh ishte kundërshtimi i tyre, saqë këta intelektualë të shquar, që më pas u quajtën “Komiteti i të 300-ëve” (një anëtar për çdo metër lartësi të Kullës), hartuan edhe një letër publike, në të cilën shprehnin indinjatën e tyre të thellë për shëmtimin e paskrupullt që po i bëhej Parisit, pikërisht me vendosjen e Kullës Eiffel.

Megjithatë, Kulla Eiffel i qëndroi sulmeve dhe vijon të lartësohet sot në Paris, duke u shndërruar në simbolin e kryeqytetit francez, i shenjuar si qyteti më romantik në botë edhe falë kullës metalike. Vizioni i Gustave Eiffel, njeriut që e ndërtoi atë, doli i saktë, pavarësisht se 300 intelektualë të kohës së tij, që përfshinin emrat më të njohur të kulturës franceze e botërore, e kundërshtuan fuqimisht.

Nuanca të një kundërshtie të përafërt, sigurisht në proporcione shumë shumë herë më të vogla, përjetoi fillimisht edhe ideja për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, e projektuar nga një prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës sonë, danezi Bjarke Ingels. Projekti sot gëzon miratimin e gjerë të artistëve dhe arkitektëve shqiptarë dhe cilësohet si një tjetër xhevahir që pritet t’i shtohet së shpejti Tiranës.

Ama, edhe ky projekt, si shumë projekte të tjera që po ia ndryshojnë faqen kryeqytetit shqiptar, hasi në kundërshti absurde, jo edhe aq të bazuara tek nevoja për pasjen e një Teatri të ri modern për aktorët, por kryesisht i nxitur politikisht.

Por, historia e pazakontë, por e bukur e Kullës Eiffel, na mëson se jo gjithmonë pakica e zhurmshme ka të drejtë, qoftë ajo e përbërë nga 300 intelektualë, shkrimtarë, poetë, piktorë e arkitektë, apo qoftë nga 30 aktivistë të shoqërisë civile. Është shumica e heshtur, vizioni i një njeriu si Gustave Eiffel, që ishte në gjendje të parashikonte suksesin e krijesës së tij e vitet e mëvonshme, dhe dëshira për ndryshim, ajo që realisht sjell transformimin e nevojshëm në një shoqëri.

E për të kuptuar se çfarë kundërshtimi i është bërë në fundvitet ‘800 Kullës Eiffel, më poshtë po ju sjellim një pjesë nga peticioni i “Komitetit të 300-ëve” (i nënshkruar nga emra të mëdhenj të letërsisë dhe artit si: Charles Gounod, Guy de Maupassant, Alexandre Dumas, François Coppée, Leconte de Lisle, Sully Prudhomme, Ëilliam Bouguereau, Ernest Meissonier, Victorien Sardou, Charles Garnier etj) dhe çfarë kanë thënë për kullën metalike disa nga mendjet më të ndritura franceze dhe botërore.

Ekstrakt nga “Protesta kundër Kullës së Zotit Eiffel”, 1887

“Ne, shkrimtarët, priktorët, skulptorët, arkitektët, dashnorët e Parisit të bukur, i cili deri më sot ishte i paprekur, kemi ardhur të protestojmë me gjithë forcën dhe indinjatën tonë, në emër të shijeve të nënvlerësuara franceze, në emër të historisë së artit dhe të kulturës franceze që sot ndihet e kërcënuar, kundër ngritjes m’u në zemër të kryeqytetit tonë, të një krijese të panevojshme dhe të përbindshme, Kullës Eiffel, mëria popullore ndaj së cilës, që shpesh është është gjyqtare e arsyes dhe së drejtës, e ka pagëzuar me emrin Kulla e Babelit.”

Kanë thënë:

Joris-Karl Huysmans, novelist dhe kritik arti
Një gyp fabrike i lënë përgjysmë, një skelet që pret të mbushet me gurë dhe tulla, një skarë në formë oxhaku, një supostë me vrima.

Guy de Maupassant, shkrimtar
Një piramidë thatime e lartë me shkallë hekuri, një skelet gjiganti ngalakaq i ngritur mbi themele që duken sikur do të mbajnë monumentin e ndonjë ciklopi të stërmadh, i cili mpaket në një oxhak qesharak fabrike.

François Coppée, poet/novelist
Si direku i një aparati gjimnastike, i paplotë, i ngatërruar dhe i shfytyruar.

Léon Bloy, novelist, eseist
Një llampë rruge vërtet tragjike.

Paul Verlaine, Poet
Një skelet kambanoreje.

Revista Times, Londër
…e shëmtuar, e rëndë, e kushtueshme dhe përbindshëmërisht e panevojshme!

Gustave Eiffel, inxhinier
Unë mendoj se kulla ka bukurinë e saj. A mos duhet të besojmë se, fakti që dikush është inxhinier, nuk duhet të shqetësohet për bukurinë e ndërtimit të tij, apo se nuk dëshiron të krijojë elegancë, po aq sa edhe fortësi dhe jetëgjatësi?

/e.rr

Next Post
“Skutha, të pabesë, e të pa Zot”/ Lleshaj reagon ashpër pas akuzave: ‘Skifterë’ të shkretë. Turp, bërtasin ata të 21 Janarit

“Skutha, të pabesë, e të pa Zot”/ Lleshaj reagon ashpër pas akuzave: ‘Skifterë’ të shkretë. Turp, bërtasin ata të 21 Janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania e nis sot Botërorin, Holanda përballjen e parë e ka me Japoninë

Gjermania e nis sot Botërorin, Holanda përballjen e parë e ka me Japoninë

June 14, 2026
U braktis që foshnjë nga i babai biologjik, historia e Xhenit: Nëna nuk më la në…

U braktis që foshnjë nga i babai biologjik, historia e Xhenit: Nëna nuk më la në…

June 14, 2026
Çelet në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

Çelet në Francë ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”

June 14, 2026
SHBA shtrëngon kontrollin mbi inteligjencën artificiale, bllokon aksesin në modelet e Anthropic

SHBA shtrëngon kontrollin mbi inteligjencën artificiale, bllokon aksesin në modelet e Anthropic

June 14, 2026
Britania ndalon cisternën ruse, operacion në Kanalin Anglez kundër flotës në hije të Moskës

Britania ndalon cisternën ruse, operacion në Kanalin Anglez kundër flotës në hije të Moskës

June 14, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”, Gogu: Reforma nuk është vetëm kërkesë europiane, por…

June 14, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

“Do të japë dorëheqjen si President”, Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

June 14, 2026
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

June 14, 2026
Eurodeputeti bullgar: Shqipëria, një aleate shumë e mirë në NATO, së shpejti pjesë e BE-së

Eurodeputeti bullgar: Shqipëria, një aleate shumë e mirë në NATO, së shpejti pjesë e BE-së

June 14, 2026
Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

Referendumi për kufizimin e popullsisë në 10 milionë, zbulohen rezultatet në Zvicër

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In