• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i deputetëve/ Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit hiqen nga rendi i ditës

by Java News
19/01/2018 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca pranon propozimin e opozitës për të hequr nga rendi i ditës, ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që kanë të bëjnë me cilësimin për arrestimin e një deputeti.

Opozita e ka kundërshtuar nismën e PS, ndërsa ka akuzuar Ramën dhe shumicën për frikë nga SPAK-u dhe Reforma në Drejtësi. Deputeti i PD, Halimi theksoi se nisma e depozituar në 12 janar nuk mund të futet në kalendar, pasi rregullorja cakton se ajo mund të përfshihet pas 2 javësh.

Megjithatë, PS deklaroi dje përmes Ballës së ndryshimet janë miratuar me konsensus mes palëve, por opozita ka harruar.

Kryetari i Kuvendi Gramoz Ruçi ndërhyri duke i dhënë të drejtë opozitës dhe theksuar se opozita ka të drejtë. “Kur kemi pritur dy vjet, presim dhe dy javë. Nuk kemi asnjë nxitim”. Në këtë kërkesë të paraqitur nga PS-ja është vendosur si kusht paraqitja e provave bindëse nga ana e prokurorisë ku deputetët dhe ministrat nuk mund të arrestohen pa u paraqitur fakte.

Me konsensus dy palët vendosën që nisma të hiqet nga rendi i ditës. Pas heqjes nga rendi, mbledhja vijon me diskutimet për Kodin e Etikës, por opozita është pozicionuar sërish kundër. Alibeaj i kujtoi Ruçit se nuk mund të diskutojmë për Kodin e Etikës në momentin që sipas tij opozitës i ndërpritet fjala në Kuvend dhe Kushtetuta shkelet, referuar zgjedhjes së Kryeprokurores së re.  “Nuk mund të diskutojmë veshjen dhe krehjen kur po shkelet Kushtetuta”.

Debati te Këshilli i Rregullores dhe Mandateve
LSI, Nasip Naço: Rregulloren e keni shkruar 10 herë gabim. Termi “procedim” nuk është as në Kushtetutë, e as në Kodin e Procedurës Penale

Alibeaj: Po flisni për gjëra të luksit parlamentar. Kur ky parlament heq dorë nga çështje thelbësore, si thyerja e Kushtetutës dhe rregullores e ka shpirtqetësinë të merret me Kodin e Etikës. U zgjodh me 69 vota prokurori i përgjithshëm, ku është etika këtu? Deputetëve u pengohet fjala me urdhër të gardës. Dëshirë përverse e kryeministrit. Ai është inxhinieri i kësaj punë. Si të themi mirëmëngjes, mirëmbrëma. Ky është shqetësimi më i madh i publikut sot? Ta fillojmë nga respektimi i Kushtetutës që ju e keni shkatërruar një muaj më parë? Së pari të zhbëjmë zgjedhjen e paligjshme të zgjedhjes së prokurores

Ruçi: Duhet ta miratojmë sa më shpejt Kodin e Sjelljes së deputetëve. Vetëm Nora Malaj ka sjellë amendime për materialin.

Nis shqyrtimi i Kodit të Etikës…..

Halimi: Ju thoni që këtij SPAK-ut që miratuam bashkë për reformën në drejtësi, do t ja mbyllni derën kur të trokasë në këtë mbledhjen tonë për të arrestuar deputetë

Votohet me konsensus, ndryshimet për rregulloren propozuar nga PS hiqen nga rendi i ditës në mbledhjen e Këshillit te Mandateve​

Gramoz Ruçi: Kemi dy vjet që kemi miratuar ndryshimet në Kushtetutë e nuk i kemi reflektuar në Rregullore. Duhet të ndryshojmë rregulloren sipas neneve të gjykatës Kushtetuese. Opozita ka të drejtë. Kur kemi pritur dy vjet, presim dhe dy javë. Nuk kemi asnjë nxitim…

Alibeaj: Të mos e përfshijmë në rendin e ditës…

Halimi: A keni ndonjë hall që doni ta bëni me urgjence? Na e thoni. Ta dimë çfarë halli keni?

Administrata e Kuvendit: Jemi në përputhje të rregullores

PD, Halimi: Kërkoni të mos lejojmë arrestimin e deputetëve dhe t’u bëjmë gjyqin prokurorëve. Kjo ndodhi pas rastit Tahiri. Doni të mbroni deputetët. PD ka qenë në cdo rast për pranimin e kërkesave të prokurorisë pa asnjë kërkesë shtesë… Të hiqet nga rendi i ditës ndryshimi i rregullores. Nuk është sipas afateve. Për PD është e pa imagjinueshme kjo që keni propozuar

a.ç
Next Post
Tritol makinës së biznesmenit, si nisi konflikti mes Rajtës dhe mikut të Shullazit

Tritol makinës së biznesmenit, si nisi konflikti mes Rajtës dhe mikut të Shullazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In