• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Dakos, Basha: Personazh famëkeq i korrupsionit dhe lidhjes me krimin, hetimi të jetë…!

by Java News
07/06/2023 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e Vangjush Dakos ditën e djeshme. Basha ka renditur akuzat e rënda ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, ku ndër të tjera kujton dhe shitjen dhe blerjen e votave duke bashkëpunuar me krimin. Me tone të ashpra politikani i njohur shpreson të jetë fillimi i një hetimi për personazhin “Dako” i cili sipas tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me korrupsionin dhe krimin në Shqipëri.

“Momenti kur takohemi sot nuk është një moment për krenari. Ndonëse krenaria e këtij qyteti zbukuron gjithë Shqipërinë me historinë e tij dhe me virtytet, dhe me personazhet e jashtëzakonshëm të shkencës, të artit, të kulturës, historisë dhe albanologjisë që kanë frymëzuar dhe frymëzojnë breza. Por është një moment reflektimi.

Është një moment reflektimi në radhë të parë për rininë e Elbasanit vetë. E në veçanti për rininë që ka kërkuar dhe kërkon ndryshim, por që hasi në një tjetër mur, po kaq të lartë sa ky mur i kalasë, por jo kaq të bukur dhe kaq historik; një mur të shëmtuar më 14 Maj.
Muri i mosndryshimit, i mosreflektimit, i korrupsionit. Muri që ka harruar se në të dy anët ka qytetarë të cilët meritojnë dhe presin shërbimet për të cilat paguajë taksa.
Muri i indiferencës dhe shurdhërisë politike që më 14 Maj u ngrit përsëri dhe në veçanti u ngrit mes politikës dhe rinisë, ku rinia foli me mospjesëmarrje, foli me 87% bojkot të votuesve për herë të parë.
Në çdo vend normal të ndodhte kjo, do të binin kambana alarmi. Ky do duhej të ishte debati i mëngjesit, i drekës dhe darkës për javë me radhë.

Në fakt është një debat që e has vetëm kur takohem më të rinjtë, por që nuk kryhet në aulat e medias tonë. Sepse media ka halle të tjera. Politika ka halle të tjera, që nuk janë hallet tuaja por janë hallet e tyre.
Në fakt disa prej tyre janë bërë për hall. Të gjithë e dimë, tani po bën ciklin e lajmeve prej kaq kohe, arrestimi i një figure të njohur të politikës, një “non grate”, Vangjush Dakos.

Në fakt është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, për një pallat. Por shpresoj të mos jetë vetëm kaq, të mos jetë njësoj si me Saimir Taihirin që doli nga burgu sepse ishte dënuar vetëm për “Shpërdorim detyre”, ndërkohë që SPAK-u vazhdon proceset juridike, në Gjkykatën e Lartë, anëtarësinë në një organizate kriminale. Të gjithë e dini e mbani mend, e mbushi Shqiperinë më drogë.
Por edhe rasti i Vangjush Dakos nuk është i panjohur, për personin që ka përvojën më të vogël politike për shkak të moshës, është njeriu që u bë i famshëm për përgjimet e “339”-ës sesi shiteshin dhe bliheshin vota në bashkëpunim me krimin e organizuar apo afera të tjera.
Shpresoj shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Të një simboli të blerjes së votës, si e keqja më e madhe që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek vota dhe në veçanti të rinisë tek demokracia, tek zgjedhjet.
A do të jetë apo jo?! Kjo mbetet për tu parë”, është shprehur Basha./m.j

Next Post
VIDEO/ Gjatë mbledhjes së KAS, relatori ndërpret seancën: Po na vendos policia bashkiake gjoba, duhet të lëviz makinën

VIDEO/ Gjatë mbledhjes së KAS, relatori ndërpret seancën: Po na vendos policia bashkiake gjoba, duhet të lëviz makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com