• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Bashkimit Europian dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit si “komplotistë”

by Met Dervishi
12/04/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Met Dervishi

Sot, nga bunkeri i tij, të cilin e quan shesh të rinisë dhe të republikës së tij të re, z. Basha, kryetar i Partisë Demokratike, projektin e Vetingut e ka quajtur publikisht komplot ndërkombëtar mafioz, në qendër të të cilit është z. Rama.

Sipas tij, mbështetësit ndërkombëtarë të Vetingut janë paguar me dollarët dhe eurot e kanabisit shqiptar, bankomati i të cilave është kryeministri aktual i Shqipërisë, dhe, në këto kushte, oferta e Partisë Demokratike për qeveri teknike është zemërgjerë: në fakt ajo duhet të kërkonte arrestimin e kryeministrit.

Por, në këtë mes, ajo që nënkupton z. Basha, por që nuk e shpreh për arsye që kuptohen, është dëshira e fshehtë  e tij për arrestimin e ndërkombëtarëve dhe të ekspertëve të tyre, bashkëpunëtorë në krim me z. Rama. Dhe, në fakt, po të ishte koherent më republikën e tij të re, ai duhet të kërkonte dhe arrestimin e tyre.

Gjithsesi, sipas z. Basha, ky nuk është vetëm një komplot Vetingu, por dhe një komplot ndërkombëtar ekonomik i thellë, nëpërmjet fondeve publike, si pasojë e të cilit shqiptarëve të këtushëm u vidhen 2.8 miladardë euro, ndryshe, sipas llogarive të tij, si pasojë e orientimit euroatlantik të shqiptarëve të këtushëm, atyre u vidhen një mijë euro për frymë.

Megjithatë z. Basha është në këtë mes një jurist amnistish ( Dhe ai ka parasysh aministimin e tij për grabitjen e Rrugës së Kombit): ai nuk kërkon as arrestimin e z. Rama, as arrestimin e ndërkombëtarëve, po vetëm një qeveri teknike që t’i amnistojë të dy palët, si z. Rama, si ndërkombëtarët që po  vjedhin sistematikisht shqiptarët.  Dhe, në këtë rast, kuptohet, dhe amnistia për vetveten dhe bashkëpunëtorët e tij të Rrugës së Kombit.

Njëzet vite më parë, tutori i z. Basha, ish president, z. Berisha, në vitin 1997, nëpërmjet Gazidedes,  i akuzoi ndërkombëtarët për komplot  kundër tij, por në asnjë rast ai nuk kërkoi arrestimin e tyre. Në rastin më të vështirë të tij, ai refuzoi takimin me një zëvëndës sekretar shteti të departamentit Amerikan të Shtetit.

Mirëpo, kësaj radhe, panorama e akuzës së z. Basha është ku e ku më e gjerë: qeveria teknike e tij kësisoj është një amnisti politike që ai po e kërkon me zemërgjerësi jo vetëm për mbështetësit amerikanë të Vetingut, por dhe për mbështetësit europianë të tillë si Filkenshtain e company, si dhe një amnisti e gjerë për të gjithë grabitqarët ekonomikë të Shqipërisë Londineze gjatë këtyre njëzet e pesë viteve të demokracisë.

Fakti që ai po kërkon amnisti për veten nga Vetingu është më se i kuptueshëm, por fakti që ai po kërkon amnisti për ndërkombëtarët që kanë konstruktuar një komplot ekonomik kundër shqiptarëve të këtushëm është problematik.

Qoftë Departamenti Amerikan i Shtetit, qoftë Brukseli i z. Kukan apo z. Filkenshtain duhet të shprehen qartë kësaj radhe, se , publikisht, janë akuzuar si bashkëpunëtorë në një komplot jo vetëm juridik e kushtetues ( Vetingu), por dhe ekonomik për grabitjen e shqiptarëve të këtushëm.

As më shumë, as më pak, bashkë me arrestimin e z. Rama, nga bunkeri i tij,  z. Basha, sot ka kërkuar publikisht dhe arrestimin e tyre.

Që shqiptarët në këto vise të Ballkanit Perëndimor kanë orientim euroatlantik , kjo dihet.

Që shqiptarët këtë orientim euroatlantik nuk e kuptojnë si grabitje, dhe kjo dihet.

Por që kemi liderë të një partie anëtare të Partive Popullore Europiane që e konceptojnë marrëdhënien euroatlantike si komplot, kjo nuk dihet dhe është e duhet të jetë problematike si për shqiptarët si për euroatlantikët.

Dhe për këtë duhet të mbajnë qëndrim të qartë të gjithë faktorët që janë vënë në bankën e akuzës nga z. Basha, kryetar i Partisë Demokratike, anëtare e Partive Popullore Europiane.

Po kështu duhet të mbajë qëndrim dhedepartamenti Amerikan i Shtetit, për një parti që i akuzon për grabitjen e fondeve publike në vendin më të varfër të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalimin e tij të sotshëm, z. Basha nuk ka vënë në bankën e të akuzuarit vetëm z. Rama, kryeministrin e Shqipërisë Londineze, po të gjitha ata që i kanë rekomanduar opozitës të kthehet në parlament.

Opsionet që të mbyllim në një dhomë z. Rama, z. Meta, z. Basha, janë përgjigje ezopike që nuk japin asnjë përgjigje.

Euroatlantikët janë akuzuar dhe duhet të japin përgjigje nëse lideri i Partisë Demokratike është euroatlantik.

Pa ekuivoke.

c.a

Next Post
PD injoron Perëndimin: Bashkë me aleatët do të vijojmë bojkotin

Si doli zbuluar Basha, beteja e vërtetë me ndërkombëtarët dhe jo me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

September 1, 2026
Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

September 1, 2026
Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

September 1, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Pas valës së re të sulmeve, Irani kërcënon SHBA-të: Do të pendoheni, ju pret dënim i rëndë!

September 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

September 1, 2026
Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

September 1, 2026
Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

September 1, 2026
Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

September 1, 2026
Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

Agjencia e Energjisë Atomike të OKB jep alarmin: Mungesa e aksesit në objektet bërthamore iraniane, shqetësim për përhapjen e armëve

September 1, 2026
Vatër e madhe në Dragot të Tepelenës, zjarrfikësit luftojnë me flakët! (VIDEO)

Luftë me flakët në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Skrapar! Ministria e Mbrojtjes: Sot 17 vatra, 4 janë ende aktive! S’ka rrezik për banorët

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com