Oficerët kundër Korrupsionit në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me SPAK, zhvilluan paraditen e djeshme një operacion, duke ekzekutuar ditën e djeshme 14 masa sigurie për zyrtarë të Inspektoratit Shëndetësor dhe Institutit të Higjienës.
Vetëm dy prej tyre u arrestuan, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.
Zyrtarët akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më shumë se një herë dhe “Shpërdorim detyre”.
Të 14 personat që ishin hetuar prej disa kohësh nga SPAK, janë shoqëruar për shkak se lëshonin libreza shëndetësore në mënyrë abuzive dhe të pakontrolluara.
Personat nën hetim, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, janë pesë inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshme.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur caktimin e masave të sigurimit “Arrest në burg” për dy persona, “Arrest shtëpie” për nëntë persona, si dhe “Pezullim nga puna” për tre persona, nën hetim, si më poshtë.
Niko Nika, “Arrest në burg”
Hazis Lura, “Arrest në burg”
Eda Myftari, “Arrest shtëpie”
Ihsan Hasani, “Arrest shtëpie”
Franc Daija, “Arrest shtëpie”
Ilir Hoxha, “Arrest shtëpie”
Johana Sinani, “Arrest shtëpie”
Arjan Gjoka, “Arrest shtëpie”
Evald Bejaj, “Arrest shtëpie”
Luiza Metani (Goduni), “Pezullim të ushtrimit të detyrës”
Diana Hysi, “Pezullim të ushtrimit të detyrës”
Marinela Sulmina (Hysi), “Pezullim të ushtrimit të detyrës”











