• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimet nuk janë zbavitje për turmat, por fate njerëzore

by Dritan Hila
27/02/2025 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Dritan Hila

Dikur, në kohën e diktaturës, nëse do arrestohej një grup i cili kishte më shumë se 3 persona, duhej të merrte miratimin e sekretarit të parë të partisë në rreth. Nëse pastaj numri kalonte në 6-7 e përpjetë, atëherë duhej firma e Sekretarit të Parë të PPSH-së. Të kuptohemi që kjo ishte për rastet kur nuk kishte të quajtura “grupe armiqësore në parti” pasi kjo ishte tjetër histori.

Ky ishte një tregues ku edhe një diktaturë tregon kujdes për të mos ngjallur tensione sociale të panevojshme të cilat kanë kosto. Pasi edhe diktaturat kanë nevojë për konsensus, lere pastaj një demokraci.

Së fundmi SPAK-u ka bërë një goditje spektakolare në Universitetin Bujqësor të Kamzës, duke futur 5 në arrest me burg, 9 me arrest shtëpie dhe 10 me detyrim paraqitjeje.

Unë nuk e di se çfarë abuzimesh kanë bërë këta, por di që deri para dy vitesh ky institucion ishte në prag të mbylljes dhe vetëm ndërhyrja e Edi Ramës e shpëtoi në minutat e fundit.

Di të them qe kaq arrestime mund të justifikohen po të shkatërrosh kartelin e Sinalohas apo Ndrangetën. Por të shfarosësh një institucion të tërë me një goditje të stilit meksikan, është e ekzagjeruar. Jo më kot e përmenda edhe faktin e mbylljes së tij, si një argument të tërthortë që sido që të jetë problemi, fondet për të cilat bëhet fjalë, nuk janë të atilla që shkatërrojnë ekonominë e një vendi. Se po të jetë për grabitje, ka bilbila ky vend që e meritojnë sa herë më tepër arrestimin, por që bilbilosin çdo ditë në media e zyra.

Arrestimet natyrisht që janë një masë e parashikuar për moslargimin e të dyshuarit, por edhe kjo ha diskutim. Arratia kërkon para, kërkon rrjet që të mbulojë dhe strehojë, kërkon edhe tipin që të jesh i prerë për një jetë në arrati. Mund të jenë të tillë profesorë apo nëpunës universitarë? Vështirë. Kanë vjedhur aq shumë? Prapë e vështirë.

Për më tepër prokurorët dhe gjykatësit kur japin masa arresti duhet të kenë parasysh se jo çdo njeri ka prerje kriminale, sikurse burgu është një eksperiencë e vështirë që shumë pak e përballojnë. Një njeri i zakonshëm del me trauma që andej, trauma që vështirë t’i rikuperojë më pas.

Njerëzit e zakonshëm nuk përballojnë as bullizmin e rrjetit, jo më pastaj bullizmin e shtetit dhe damkën që të mbetet në shoqëri si jona, ku edhe po dole i pafajshëm, ta ngjisin damkën si pehlivan që ke vjedhur, por paguajte dhe dole jashtë. Të arrestuarit nuk janë punë përqindjesh dhe statistike, por fate njerëzore. Kaq gjë duhet ta kenë parasysh në SPAK kur lëshojnë urdhër arreste dhe në GJKKO kur hedhin firmat.

Next Post
Kryeministri britanik Starmer vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump, çfarë do të diskutojnë

Kryeministri britanik Starmer vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump, çfarë do të diskutojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

October 7, 2026
Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

October 7, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Hetimi për publikimin e videove intime me VIP-at, zbulohen detaje të reja! Adi Hila shkatërroi hardiskun e kamerave! Ja çfarë alibie dha

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com