• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimet nga bisedat në “Sky”/ Gjykata Europiane do shprehet me vendim nëse konsiderohen provë

by Java News
04/10/2023 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Europiane e Drejtësisë, që vepron për juridiksionin e Vendeve të Bashkimit Europian, në fund të vitit 2023 pritet të shprehet me një vendim përfundimtar, për fatin e bisedave të zhvilluara në telefonat “Sky” dhe “Encro”.

Falë këtyre bisedave të zhvilluara në këto telefona, kohët e fundit dhe SPAK është impenjuar në inicimin e 4 çështjeve penale, duke goditur elementë të caktuar të botës së krimit dhe dy zyrtarë të lartë policie dhe prokurorie.

“Ora News” ka mësuar se është pikërisht kjo gjykatë europiane që zgjidh përfundimisht, duke i dhënë fund debatit juridik të nisur në shumë vende,përfshirë dhe Shqipërinë, nëse mbledhja dhe shpërndarja e të dhënave të përgjuara nga prokuroria dhe policia përmes rrjetit kripto telefonik “EncroChat” dhe “Sky Ecc” është në përputhje me ligjin evropian.

Vendimi që pritet të meret në fund të vitit 2023, do qartësojë nëse bisedat e transkiptuara në aplikacionet “Sky Ecc” dhe “Encro Chat”, do jenë të vlefshme ose jo, për tu përdorur si provë në proceset penale të inicuara në disa vende të BE dhe jo vetëm.

Fillimisht pritet që avokatët në 27 Tetor 2023, të japin konluzjonet dhe një opinion paraprak mbi çështjes e transkiptimit të bisedave. Ndërsa 15 gjyqtarët e GJEDU-së pritet të dalin me një vendim përfundimtar në fund të vitit.

Pas dhënies së vendimit, ku do arsyetohet pranimi ose jo i këtyre bisedave si provë, më tej vendimi do t’i referohet Gjykatës Rajonale të Berlinit.

Në fakt, në muajin tetor 2022 ishte një gjyqtar i Gjykatës Rajonale të Landgericht Berlin, që kanalizoi këtë çështje në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Luksemburg.

Qëllimi i vënies në lëvizje të kësaj gjykate, është dhënia e një interpretimi ligjor përfundimtar, nëse janë shkelur të drejtat e privatësisë së shtetasve europianë dhe nëse ka vend që këto biseda të përdoren si provë në proceset penale.

Një ndër pyetjet që ngreh gjyqtari Berlinez për gjykatën e Europiane, është dhe fakti nëse është e ligjshme, ndarja nga drejtëësia Franceze e mesazheve të hakuara të “EncroChat” dhe “Sky ECC”, me vendet e tjera të BE dhe jo vetëm.

Gjithashtu, çështja përqendrohet në pyetjen tjetër të gjyqtarit Berlinez, nëse Gjermania mund të përdorë ligjërisht mijëra mesazhe “EncroChat” dhe “Sky”, të marra dhe të furnizuara nga xhandarmëria Franceze nga telefonat në Gjermani, pa marrë më parë autorizimin ligjor nga gjykatat gjermane.

Prokurorët gjermanë argumentuan se ishte e panevojshme marrja e një urdhri në gjykate nga gjykatat gjermane për transferimin e të dhënave në Gjermani, kur të dhënat ishin marrë tashmë nga Xhandarmëria Franceze, sipas një urdhri të gjykatës franceze.

Procesi gjyqësor në GJED, është duke u monitoruar nga një kolegj i gjërë avokatësh por edhe prokurorë, ku vëmëndje për këtë gjyq kanë ngjallur dhe juristët Shqiptar.

Në një takim me gazetarët, Altin Dumani, kreu i prokurorisë së posaçme SPAK tha se:

”… një kolegj avokatësh, quajeni nëse doni dhe sindikatë me avokatë vendas dhe të huaj, janë bërë bashkë për të rrëzuar përmes vendimeve të gjykatave, bisedat e zbërthyera të aplikacionit “Sky ECC”, ku shumë eksponentë të krimit të organizuar dhe zyrtarë që dalin të implikuar në veprimtari kriminale…”.

Në fakt në 4 korrik 2023, në gjyqin e zhvilluar në GJEDU, nuk ishin ftuar vetëm avokatët për të dhënë pretendime, por edhe prokurorët.Në këtë seancë kanë qënë të pranishëm dhe gjyqtarët e dhomës referuese të Gjykatës Rajonale të Berlinit, përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese Federale dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe avokatë mbrojtës nga vende të tjera evropiane.

Gjatë seancës që zgjati 7 orë, prokurorët nga Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, Hungaria, Suedia, Republika Çeke dhe Irlanda në 4 korrik, dhanë dëshmi gojore në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, duke diskutuar rastin kompleks që fokusohet në të drejtën evropiane.

Seanca dëgjimore erdhi disa ditë pas një konference për shtyp të organizuar gjerësisht të organizuar nga “Europol”, në të cilën prokurorët njoftuan se nga një operacion i përbashkët francez dhe holandez, kishte çuar në 6500 arrestime të njerëzve të përfshirë në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Gjithashtu falë këtij operacioni të zhvilluar në një periudhë 3 vjeçare janë sekuestruar plot 900 milionë eurove CASH.

“…ne jemi njohur me materialin e ardhur nga homologët për bisedat e “Sky” që kanë zhvilluar përdoruesit në Shqipëri dhe Europë. Përpara se të ndërmernim iniciativën për të goditur elementët e krimit në Shqipëri, ne kemi parë rastet homologe të vendeve europiane. Ne i jemi referuar rasteve kur gjykatat Angleze si, ato Serbe, Francës, Hollandës, Italisë, Malit të zi, kanë njohur si mjet provë bisedat e zhvilluara në “Sky”. Edhe pse në Gjermani një gjykatë e shkallës së parë të një landi, vendosi të rrëzojë këto biseda. Një vendim gjykate Apelimi në Gjermani, i ka cilësuar të rregullta këto biseda…”, deklaroi para gazetarëve prokurori, Altin Dumani.

Prokurorët e shteteve anëtare u thanë 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Dhomës së Madhe, se operacioni “EncroChat” dhe “Sky ECC”, kishte qenë shumë i suksesshëm në pengimin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe rasteve të vrasjeve ose torturave në të gjithë Evropën.

Duke cituar shifra nga konferenca për shtyp në “Europol”, prokurorët i thanë gjykatës se operacioni “EncroChat” kishte çuar në sekuestrimin e më shumë se 100 ton kokainë, 160 ton kanabis, tre tonë heroinë, sekuestrimin e mbi 900 armëve dhe më shumë se 21,000 fishekë municionesh.

Ndërsa në Shqipëri dy vitet e fundit, duke përdorur bisedat e “Sky” dhe “Encro”, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka goditur grupin e Durrësit të drejtuar nga Plauret Dervishaj dhe grupin e Shkodrës të drejtuar nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka.

Next Post
Bashkë me Shkelzenin, dëshmitar për “Gërdecin”, Bumçi: Atë që kam thënë në SPAK do e them në Gjykatë, keqpërdorim që s’ka lidhje me drejtësinë

Bashkë me Shkelzenin, dëshmitar për “Gërdecin”, Bumçi: Atë që kam thënë në SPAK do e them në Gjykatë, keqpërdorim që s’ka lidhje me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

July 18, 2026
Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

July 18, 2026
Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

July 18, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Është marrë vendimi tashmë…

July 18, 2026
Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

July 18, 2026
Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

July 18, 2026
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

July 18, 2026
Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, i riu transportohet në spital

July 18, 2026
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë oficerin e Policisë në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In