• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimet e fundit të SPAK, Veliaj: Askush s’është i paprekshëm, në Gjykatë të përballen me fakte. Nga PS s’ka mbrojtje për askënd

by Java News
21/07/2021 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar përmes një lidhje direkte në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke u ndalur në arrestimet e fundit të SPAK, ku implikohen disa ish-zyrtarë të PS, Veliaj tha se është në të njëjtën vijë logjike me kryeministrin Edi Rama.

Kushdo që është i implikuar sipas Veliajt, duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga partia. Koha ku partia mbronte eksponentët e saj edhe pas skandaleve të publikuara ka marrë fund.

Ngarkesa që keni tani, besoj keni pasur kohë të ndiqni aksionet e fundit të SPAK ku janë prekur anëtarët e PS, keni koment?

Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri, kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tonë.

Zgjedhjet e 25 prillit i konsideruat të suksesshme. Opozita nuk i njohu këto zgjedhje, i quajti masakër elektorale, megjithatë tha që do të jetë në Parlament,
ku premtoi betejë të fortë. A jeni gati të përballeni me opozitën.

“Unë jam kryetar i bashkisë. Mua më është dukur absurd ikja nga parlamenti, i këshillave bashkiakë, lënia në baltë e qytetarëve. Ajo është detyrë, të jesh përfaqësues i atyre që nuk e pëlqejnë punën tonë. Kjo është loja e demokracisë. Unë mezi pres dhe mirëpres në Bashki sapo të jenë zgjedhjet e ardhshme dhe të jenë në këshillin bashkiak. Në parlament do të ketë debate të shëndosha. Strategjia e opzitës duhet të jetë konstruktive, duhet të bëjë diçka tjetër mos ndoshta merr një tjetër rezultat. Për të gjitha këto arsye, jeta na ka treguar se kush e ndryshon veten, ndryshon edhe lojën”, tha Veliaj.

Veliaj u ndal dhe te Lojërat Olimpike dhe skuadra shqiptare që ka shkuar në Tokio. Ai tha se shpreson që sportistët shqiptarë të kthehen në Shqipëri me medalje, e shtoi se e rëndësishme është të rikthehet kultura sportive në vend.

“Gjëja që jam më shumë i interesuar, është skuadra jonë në Lojërat Olimpike, atje kanë mbërritur të gjithë ekipi. Do të jenë lojëra të jashtëzakonshme. 7 nga 9 anëtarët e ekipit olimpik janë nga Tirana, do të kthehen me medalje. Kemi një skuadër dinjitoze, shkojmë me uniforma, me trajtim financiar, me trajnerë të mirë, me kushte të mira. Ndaj them që ia kemi bërë yzmetin. Vlera e madhe do të jetë rikthimi i kulturës sportive”, përfundoi Veliaj./m.j

Next Post
Kush e goditi Gridën dhe Salianjin në PD?

“Furtunë” në PD, "çifti" Duma-Salianji në kryesi dhe sekretariat/ Basha ndryshime rrënjësore në parti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In