• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Furtunë” në PD, “çifti” Duma-Salianji në kryesi dhe sekretariat/ Basha ndryshime rrënjësore në parti

by Java News
21/07/2021 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet që në 10 ditëshin e parë të gushtit të thërrasë Këshillin Kombëtar të dalë nga Kuvendi i quajtur i jashtëzakonshëm, i zhvilluar ditën e shtunë në kryeqytet.

Pas daljes së rezultatit, për 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, përfshirë këtu edhe kryetarët e degëve apo përfaqësuesit e tjerë në këtë Këshill, Basha pritet të bëjë thirrjen e strukturës më të lartë midis dy Kuvendeve, për të bërë zgjedhjen e sekretariatit dhe kryesisë.

Burime zyrtare nga PD, i thanë CNA.al se Basha do të bëjë ndryshime thelbësore në drejtimin e kësaj partie.  Këto janë reflektuar edhe me propozimet e bëra në ndryshimet statutore me sekretariatet apo edhe bordet që do të funksionojnë në këto sekretariate. Sipas të dhënave zyrtare, pranë Lulzim Bashës, kreu i PD pritet të bëjë disa largime nga drejtimi i kësaj partie.

Pritet të largohet nga posti i nënkryetarit Edmond Spaho, gjithashtu në dyshim është edhe pozicioni i Edi Palokës. Të dy këta personazhe, prej tetë vitesh kanë mbajtur postin e nënkryetarit të partisë dhe kanë këmbyer rolet, njëherë si kryetar grupi parlamentar dhe njëherë si nënkryetar i Kuvendit, ky post i dytë është automatikisht nënkryetar i PD.

Gjithashtu mësohet se do të plotësohen edhe vakancat për disa sekretariate dhe do të ketë lëvizje në shumë prej tyre. Pritet që Basha t’i japë një zgjidhje definitive edhe problemeve me organizatat partnere, por kjo pritet të ndodhë pas muajit Shtator kur do të ketë edhe një ecje përpara në lidhje me riorganizimin e Partisë Demokratike.

Nga emrat që mësohen se do të marrin poste, janë Alfred Rushaj i cili ishte edhe drejtori elektoral i fushatës së Lulzim Bashës. Njeriu i cili mbajti jo pak mbi supe, në një fushatë që u quajt e suksesshme përtej rezultatit dhe problematikave.

Një emër tjetër që pretendon të ketë post si sekretariati apo drejtimi janë Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Ka edhe emra të tjerë që pretendojnë të kenë poste apo që nga vetë Basha t’u jepet një drejtim.  Një nga këta emra mund të jetë edhe Tomorr Alizoti.

Gazmend Bardhi pritet të rikonfirmohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe pritet të plotësohet edhe vakanca e sekretarit organizativ, vend ky i lënë vakat nga Sait Dollapi pas humbjes së zgjedhjeve.

Gjithashtu shumë emra, disa të rinj apo edhe pjesë e elitës së PD pritet të marrin poste drejtuese për të zëvendësuar sekretariatin aktual. Ajo që është e sigurt është fakti se do të ketë një përmbysje thuajse totale, ku shumë nga emrat siç e përmendëm më lart, të ardhur në PD me fluksin Basha, “më të vjetër” në këtë parti, të marrin sekretariatin dhe drejtimin brenda muajit Gusht, për tu përgatitur me pas në Shtator për një organizim më të thellë në qelizat e PD./m.j

Next Post
Podgorica me sytë nga gjyqi në Hagë, fton Shqipërinë në bisedime për kufirin detar

Podgorica me sytë nga gjyqi në Hagë, fton Shqipërinë në bisedime për kufirin detar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In