• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arratisje në Shqipëri…”/ Revista “VSD” promovon Shqipërinë turistike, Rama: Çdo vit e më shumë vizitorë francezë

by Java News
14/08/2023 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plazhet dhe peizazhet fantastike të Shqipërisë, por edhe kultura dhe traditat vendase janë në fokus të artikullit të publikuar këtë javë në revistën e mirënjohur franceze “VSD”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e revistës “VSD”, që vjen si “një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare”.

“Këtë sugjeron revista e mirënjohur VSD për të gjithë lexuesit e saj francezë, duke promovuar këtë javë plazhet dhe peizazhet fantastike, por edhe kulturën dhe traditat tona që po tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë francezë si asnjëherë më parë”, u shpreh Rama.

“Arratisje në Shqipëri: Në zemër të së panjohurës së bukur”. Kështu titullohet shkrimi i publikuar këtë javë në “VSD”, i cili eksploron “bukuritë e padyshimta të Shqipërisë, ku historia takohet me bukurinë natyrore”.

“Mirë se vini në Shqipëri, ky xhevahir mesdhetar i panjohur prej kohësh, i cili tani zbulon thesaret e tij për udhëtarët kureshtarë. Me plazhet e saj të pacënuara, malet madhështore dhe historinë e pasur, Shqipëria është një destinacion që me siguri do t’ju befasojë. Larg turmave turistike, ky vend magjepsës ofron një zhytje autentike në kulturën dhe traditat e tij”, shkruan revista franceze.

“VSD” shkruan për plazhet e Rivierës shqiptare, Thethin dhe liqenin e Komanit, por edhe traditat dhe kulturën e vendit.

“Shqipëria është një muze i gjallë ku çdo rrugë, çdo zakon tregon një histori. Traditat e saj stërgjyshore jetojnë përmes festivaleve shumëngjyrëshe dhe vallëzimeve magjepsëse. Shqiptarët janë krenarë për trashëgiminë e tyre, e reflektuar kjo në kuzhinën e tyre të shijshme”, shkruan “VSD”./m.j

Next Post
“Njëqind euro për një çadër e dy shezllone? Giambru çoje…”/ Meloni në Shqipëri, ironi në mediat italiane: Iku nga çmimet e shtrenjta

"Njëqind euro për një çadër e dy shezllone? Giambru çoje..."/ Meloni në Shqipëri, ironi në mediat italiane: Iku nga çmimet e shtrenjta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

August 20, 2026
“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

August 20, 2026
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

August 20, 2026
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 27 vatra në 24 orë, pesë ende aktive

Zjarret po djegin Evropën, ekspertët paralajmërojnë: Do të shtohen me 39% në dekadat e ardhshme! Në rastin më të keq…

August 20, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Alarm masiv kibernetik në SHBA, objektiv pajisjet që përdoren për monitorimin dhe operimin e ujit, energjisë dhe…

August 20, 2026
Ngjarja e rëndë: Rrufe në fushën e futbollit, 18 të shtruar në spital, dy në gjendje të rëndë

Çmenduritë e motit në Itali, rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra godet dhe trenin në ecje!

August 20, 2026
Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë. E fundit për mbështetjen…

Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës

August 20, 2026
Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

August 20, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi i vazhdueshëm po humb mundësitë për vendin!

August 20, 2026
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Referendumi për zonat e mbrojtura, KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com