• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Arratisja që tronditi regjimin, si negocioi Kristaq Rama me ambasadën italiane

by A R
08/09/2017 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në historinë e Shqipërisë ata cilësohen heronj, por jeta e tyre shkoi aq ters si të ishin dënuar me vdekje. Atë 12 dhjetor të vitit 1985 teksa futeshin në ambasadën italiane në Tiranë dhe kërkuan azil politik, 2 vëllezër dhe 4 motra të familjes Popa i dhanë grushin më të rëndë regjimit komunist. Pas 32 vjetësh pesë prej tyre kanë vdekur. Gjallë është vetëm Ermioni, vajza e vogël e familjes që sapo ka mbsuhur 75 vjeç.

Jeton mes skamjes dhe pamundësisë së jetës. E braktisur dhe e rrënuar nga gjithçka, ajo është në kufijtë esktremë. Gazetari dhe drejteusi i emisionit “Debati në Channel One” Roland Qafoku ishte në shtëpinë e saj në një apartament në katin e parë të një pallati parafabrikatesh në Durrës dhe solli me zë dhe figurë vuajtjet e heroinës. Fraza e përsëritur më shpesh gjatë intervistës ishte: “Jam e vdekur për së gjalli.

Mësohet se në janar të vitit 1987 presidenti i regjimit komunsit, Ramiz Alia, dërgoi në ambasadën italiane për të negociuar Kristaq Ramën, babain e kryeministrit të sotëm Edi Rama. Gazetari Qafoku publikoi mbrëmë të gjithë raportin që Kristaq Rama, deputet dhe anëtar i presidumit të Kuvendit Popullor hartoi për Ramiz Alinë pas takimit disa orësh me familjen Popa.

Më poshtë është e zbardhur një pjesë e këtij raporti të hartuar nga Kristaq Rama.

“Sot më datë 23 janar 1987, ora 10.00 u bë takimi në ambasadën italiane. Në hyrje të ambasadës na priti një punonjës i ambasadës i cili na drejtoi në një studio ku na priste ambasadori (Claudio Gentile). Paraprakisht, mbasi u ulëm, ambsadori filloi të më pyesë a po punoj për statujën e shokut Enver në sheshin “Skënderbej” dhe biseduam për monumentet që kam punuar unë… Në dhomë u futën një burrë dhe një grua që ishin Akili dhe Liljana. Kur u futën ata as nuk na përshëndetën por na shihnin pak të çuditur. Vumë re se ishin shumë të irrituar dhe ishin veshur me rroba shumë të përdorura shqiptare që nga këpucët e deri te palltot. Kur i tha ambsadori që e njihin zotin Rama, ata e mohuan atëherë unë i thashë se njihemi se jemi durrsakë dhe me Liljanën kemi qenë në shkollë, në Liceun Artistik, ajo prapë nuk dha të njohur. Ishte shumë e zbehtë dhe e zbardhur komplet. Kur u ulëm i thashë ku janë të tjerët? Kjo pyetej i befasoi, panë njëri-tjetrin dhe thanë këtu janë. Kur I pyetëm përse nuk duan të vinë unë dua të bisedoj me të tërë, përgjigja qe se janë të sëmurë dhe jemi ne dhe ska nevojë për ta. Po kaq keq janë sa nuk mund të lëvizin? Unë desha të bisedoj dhe takoj edhe ata që të dëgjojnë edhe ata. Por dhoma ku ishim ne dhe nga karriget që ishin vendosur dukej që paraprakisht ishte menduar se ato do të ishin vetëm dy vetë. Akili më pyeti përse kisha ardhur. Unë i shpjegova që si deputet në takim me popullin më kanë pyetur për ju dhe më kanë ngarkuar tju takoj tju shpjegoj dhe sqaroj pozitën tonë duke ju bërë thirrje të reflektoni. ….

Herë pas herë ata bënëin këto ndërhyrje: Ne nuk kemi punë me ju. Jemi italianë se jemi në tokë italiane. Çështjen tona do ta shqyrojë OKB dhe gjyqi I Hagës. Nuk kemi punë me autoritetet tuaja. Unë I tashë që ambasada është në tokë shqiptare. Unë ju përgjigjem se ne jemi shtet sovran e I pavarur që lirinë e kemi mbrojtur gjithmonë vetë dhe asjë armik nuk na tremb. Këtë e ka treguar historia. ….Akili falenderoi ambasadorin italain dhe u largua pa na përshëndetur. … ambsadori më tha se policia shqiptare nuk mund të futet në godinën e ambasadës italiane se kjo është tokë e padhunueshme. Ai më tha se Sigurimi kishte përgjuar bisediat e tij me Popajt por unë e kundërshtova.
..,Gjatë gjithë koëhs Liljana fliste italisht. Gjatë gjithë kohës më drejtoheshin me fjalën Juve, qeveria juaj duke nënkuptuar që ata nuk ishin shqiptarë. Mua më thanë se i kishim burgosur, internuar dhe persekutuar. Unë iu thashë se ju nuk keni qenë as të burgosur e as të internuar dhe se lëvzinin si ju donte qefi.

I sigurova që ata se nga territori shqiotar ata nuk kishin për të dalë kurrë prej andej nëpërmjet ambasadës, por të dalin vetë dhe se do jenë të lirë. Do përfitojnë edhe nga amnistia. Në këtë moment Liljana nxori nga xhepi një pilulë dhe tha: Unë pi këtë dhe nuk dal prej këtej. Atëherrë Akili brofi në këmbë dhe tha po atëherë përse për Aleksandër Kondon iu drejtuan Gjykatës së Hagës?

Kristaq Rama

Next Post
Del Potro mposht Federerin, sot në gjysmëfinale përballë Nadal

Del Potro mposht Federerin, sot në gjysmëfinale përballë Nadal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com