• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arratisja e tre oficerëve të Vlorës për “Habilajt” dhe rasti i kolegëve të tyre më 2 prill ’91

by Ylli Pata
28/11/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Po bëhet gati një jave që tre ish-drejtues policie të Vlorës, janë avulluar pas daljes së urdhërarresteve për ta, dhe gjasat që ata të bien në rrjetën e kolegëve, kudo që të ndodhen, janë të pakta; së paku nga ajo çfarë ka ngjarë deri më tani, me një polici që shkon e sigurt nga dështimi në dështim për çdo ngjarje të rëndë. Dhe arratisja  e treshes është ndër më të rëndat. Në shumë kuptime. Sidmos në atë ushatarak.

Bëhet fjalë jo për punonjës të thjeshtë, po për ish-krerë policie të cilavëe iu është besuar siguria e qytetarëve – të atyre që i kanë paguar me taksat e tyre – dhe siguria e vendit. Kanë çarë ferrën pa asnjë vraje ndërgjergje.

Ikja e tyre përbën një akt jo thjesht të rëndë, por kulmi që mund të ndodhë nga një ushtarak apo oficer policie. Kjo tregon se ata nuk ishin as ushtarakë e as policë. Në një ditë të keqe ata ja mbathën, siç mund t’ja mbathnin edhe në kohë lufte apo kaosi. Emërimi i tyre ka qenë një skandal, pasi ata, oficerë policie nuk ishin asnjëheë.

Edhe pranvera e frikshme e 1997-s ishte një dëshmi sesi njerëzit e emëruar nga rruga në polici braktisën detyrën duke lënë qytetarët në mes të rrugës, në mëshirën e bandave. Por më vonë u bë dhe më keq. Policët ishin vetë bandat.

Për ta krahasuar sjelljen e këtyre lloj policëve, degradimin e kësaj skote të sotshme  – ku sigurisht jo të gjithë futen në një thes – mjafton të marrësh për krahasim një rast tipik të fillim viteve më parë.

Bëhet fjalë për oficerët e policisë së 2 prillit 1991, të cilët u arrestuan, u linçuan publikisht dhe u dënuan për vrasjen e 4 personave në mitingun e PS-së së Shkodrës, edhe pse nuk kishte asnjë fakt apo provë se kush i vrau protestuesit. Po ata oficerë policie nuk ikën, por pritën prangat me gjak të ftohtë.

Ndonëse Çapajev Taçi, ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër’ Haredin Shyti, ish-Zëvendësministër i Punëve të Brendshme; Dilaver Papare, ish-Shef i Policisë Shkodër dhe Gjek Çelaj, ish-Zëvendësshef i Policisë Shkodër, u akuzuan që në orët e para të ngjarjes tragjike të 2 prillit, kjo katërshe as nuk tentoi t’i shmangej qoftë edhe për një moment organit të hetimit, e jo me të largohej në drejtim të paditur.

U thirren disa herë nga grupi i hetimit të kësaj ngjarjeje, dhe u arrestuan në muajin qershor 1991. Domethënë, u arrestuan 3 muaj pasi ndaj tyre kishin nisur hetimet .

Po të donin, ata mund të kishin ikur nga Shqipëria kurdo gjatë atyre tre muajve, pasi as që bëhej fjalë për kufi, as për polici kufitare, as për kontrolle në Rinas, as për TIMS, as per Interpol, as për SHISH, as për SHÇB, as për përgjime, as për çip, as prej gjë prej gjëje që mund t’i ndalonte, sepse Shqipëria në atë periudhë ishte han pa porta. Megjjithatë nuk u larguan, edhe pse e dinin shumë mirë se do të arrestoheshin, edhe pse e kuptuan se do të dënoheshin, pavarësisht akuzës më të çuditshme të dëgjuar ndonjëherë “vrasje indirekte”.

Madje Dilaver Papare pati deklaruar para trupit gjykues në Shkodër gjatë seancës gjyqësore se “ne njësok në sallën e gjyqit do të përfundonim, si të vepronim si të mos vepronim më 2 prill”.

Siç dhe pritej, u dënuan nga 13 deri me 23 vjet. Tani, krahasojeni atë periudhe, atë ngjarje dhe ata ish-oficerë të policisë, me sot.

Oficerë e drejtues të nivelit të mesëm të policisë me grada, me kushte ku e ku më të mira pune, të trajnuar me standartet e larta policore, me gjuhë të huaja e të tjera e të tjera, largohen “në drejtim të paditur” sapo marrin vesh se është firmosur për ta një urdhërarresti. Shefi i policisë së Shkodrës më 2 prill, Dilaver Papare, e kishin dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Sarandës prej dhe nga ishte.

Në marsin e vitit 1997 kur u shpërthyen edhe burgjet, nga burgu i Sarandës i vetmi që nuk u largua ishte Dilaver Papare.

Dhe kur dikush nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve telefonoi për të mësuar se ç’kishte ndodhur në burgun e Sarandës, ai iu përgjigj se në telefon paraqitej Dilaver Papare, duke u prezantuar si ish-Shefi i Policisë së Shkodrës, i dënuar për ngjarjet e 2 prillit.

Zyrtari i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mbeti i befasuar se si Papare nuk ishte larguar edhe pse burgu qe shpërthyer, por mori përgjigjen “unë si ish-oficer policie, edhe pse jam i dënuar, nuk mund të largohem dhe ta lë burgun pa njeri”!

Next Post
Sistemi arsimor/Fëmijët në Serbi nuk dinë asgjë për luftën në Kosovë

Sistemi arsimor/Fëmijët në Serbi nuk dinë asgjë për luftën në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

August 19, 2026
“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

August 19, 2026
Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

August 19, 2026
IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

August 19, 2026
Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

August 19, 2026
Për dy vaksina!

Pritjes i ka ikur koha…

August 19, 2026
VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

August 19, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

August 19, 2026
Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com