• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sistemi arsimor/Fëmijët në Serbi nuk dinë asgjë për luftën në Kosovë

by Java News
28/11/2017 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori Raymond Murphy nga Qendra Irlandeze për të Drejtat e Njeriut në Universitetin Kombëtar të Irlandës “Galway”, ka shkruar një artikull pas dënimit me burgim të përjetshëm të gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Në këtë artikull, të botuar në “Irish Legal Neës”, profesori Murphy, pasi shqyrton procesin që çoi drejt arrestimit dhe më pas dënimit të Mlladiqit nga Tribunali i Hagës, trajton me disa bashkëbisedues edhe çështjen e Serbisë në raport me luftërat me shtetet fqinje.

Në artikull thuhet se asnjë shtet i Ballkanit nuk ka bashkëpunuar plotësisht me gjykatën e OKB-së dhe se të gjithë janë mundur t’i mbrojnë të dyshuarit e tyre për krime lufte. Por serbët kanë kryer krimet më të mëdha në konfliktet e viteve të 1990-ta – përfshi edhe gjenocidin – dhe deri më tani, për shumë njerëz, Beogradi ka një përgjegjësi të veçantë për këto krime.

Liderët e saj e cilësojnë Tribunalin si “anti-serb” dhe mohojnë se masakra e Srebrenicës (e vitit 1995) ka qenë gjenocid, ndërsa lejojnë një kriminel të dënuar të luftës që të ligjërojë në akademinë ushtarake në Beograd dhe ushqejnë një tregim të viktimizimit dhe mohimit.

“Hulumtimi ynë tregon se pjesa më e madhe e popullit në Serbi nuk dëshirojnë të dinë për gjykimet për krime lufte”, thotë Jelena Kërstiq nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, qendër e cila kërkon që Serbia dhe fqinjët e saj ta vazhdojnë punën e Tribunalit, transmeton Koha.net.

“Në shkolla, nuk ka as edhe një fjalë të vetme për luftën në Kosovë. Fëmijët mësojnë se NATO ka bombarduar Serbinë nga muaji mars deri në qershor të vitit 1999, por nuk thuhet asgjë për krimet e luftës, deportimet, dhunimet dhe varrezat masive”, shton ajo.

“Në lidhje me luftërat tjera, sqarimet janë shumë të bazuara etnikisht – dhe natyrisht, faji bie mbi Bosnjën dhe Kroacinë sepse kanë dashur të ndahen nga Jugosllavia dhe Serbia dëshironte që ajo të mbijetonte”.

“Nuk do të thosha se ky është një proces i harrimit; është proces i mbamendjes së tregimeve të gabuara të së kaluarës. Ndoshta më mirë do të ishte të harrojmë sesa të mësojmë atë që nuk është e vërtetë, se nuk ka pasur luftë në Kosovë, apo se nuk ka ndodhur Srebrenica e të tjera”.

Pas dënimit të Mlladiqit, liderët e Serbisë kërkuan nga populli i tyre që të shikojnë kah e ardhmja, e jo e kaluara, ndërsa presidenti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik – i cili veçse ua ka ndaluar shkollave të rajonit të tij të mësojnë për Srebrenicën dhe për rrethimin 44 muajsh të Sarajevës – e quajti Mlladiqin “hero dhe patriot”. (b.an)

Next Post
Dhuna në Kuvend, arrestohet ish-ministri i Gruevskit, pranga edhe disa deputetëve

Dhuna në Kuvend, arrestohet ish-ministri i Gruevskit, pranga edhe disa deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com