• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arratisja e Canametit/ Pranga dy personave, Policia: Nuk kishim dijeni se po deportohej i shumëkërkuari

by Lorenc Vangjeli
16/12/2015 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për përkrahjen e shtetasit Arnolt Canameti të arratiset nga aeroporti i Rinasit, pasi u deportua nga autoritetet franceze.

Canameti, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza të rënda si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe të zjarrit”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishje e qetësisë publike”, në një moment pakujdesie, u largua nga sektori i përpunimit të personave të deportuar dhe jashtë terminalit u ndihmua nga personat e arrestuar.

Sipas policisë, ky shtetas o deportua ditën e djeshme nga autoritete franceze me disa persona të tjerë, por uniformat blu nuk kishin dijeni se mes të deportuarve ishte edhe i kërkuari për vepra të rënda penale.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Sot në 16.12.2015 në orët e para të mëngjesit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 302 dhe 25 të Kodit Penal,shtetasit:

  • Murat Hysa, 50 vjeç, lindur në Karicë, Burrel
  • Ylber Ndoi, 29 vjeç, lindur në Mat, Burrel.

Arrestimi i tyre u bë pasi në datë 15.12.2015, rreth orës 14:00, shtetasi Murat Hysa në bashkëpunim me shtetasin Ylber Ndoi kanë ndihmuar në pritjen dhe transportimin e Arnolt Canametit, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe të zjarrit”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishje e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 22, 278/5, 279, 274 dhe 150 të Kodit Penal.

Shtetasi Arnolt Canameti është kthyer në kategorinë “i deportuar” nga autoritetet policore franceze, në datë 15.12.2015 në aeroportin “Nënë Tereza”, por autoritetet shqiptare policore nuk kanë patur dijeni paraprake për kthimin e tij me këtë avion.

Gjatë shoqërimit të të deportuarve nga avioni në drejtim të godinës së përpunimimit të shtetasve, pikërisht kur ka zbritur nga mjeti transportues, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së shërbimeve të policisë Canameti ka mundur të largohet në drejtim të daljes nga rrethimi i aeroportit, ku është pritur dhe shoqëruar nga Hysa dhe Ndoi.

Shërbimet e SHÇBA-së po kryejnë ndërkohë hetime të plota për ngjarjen.

Policia po vazhdon punën për kapjen e shtetasit Arnolt Canameti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Next Post

Hyrja në NATO, Rusia bën thirrje për referendum në Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In