Dritan Zagani, ish-shefi për Narkotikët dhe Trafiqet në Fier, i arrestuar 1 vit më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafikut të lëndëve narkotike është arratisur jashtë vendit.
Ai u arrestua një vit më parë, më 3 maj 2014, dhe ndodhej në arrest shtëpiak prej tre muajsh. Mungesa e 42-vjeçarit është konstatuar gjatë seancës së djeshme gjyqësore në ngarkim të tij.
Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim ish-funksionarin e lartë të Policisë së Fierit. Shefi i antidrogës në Fier përfundoi në prangat e kolegëve të tij, bashkë me gjashtë të dyshuar për trafik droge, pasi informonte trafikantët për lëvizjet e Policisë se Shtetit, si dhe “shiste” informacione” te një shtetas i huaj.