• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armiqtë e votës pro negociatave, janë miqtë e Lulzim Bashës!

by Mero Baze
18/04/2018 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze/

Lulzim Basha mund ta na e kishte kursyer sot konferencën për shtyp. Nuk është e thënë që duhet të shikonim patjetër një njeri aq të tronditur në fytyrë, aq të tendosur dhe të shqetësuar, sikur të ishte dita më e zezë e jetës së tij. Nuk është se nuk e mirëkuptojmë për lodhjen e kot kundër hapjes së negociatave, por dhe ai nuk është se nuk e dinte përfundimin. Tri javë më parë, ditën që protestuesit i vunë flakën Kalimashit, ai e priti në zyrë të ngarkuarin për Shqipërinë në Bruksel dhe ai ja bëri të qartë, se negociatat do të hapen dhe se përpjekja e Bashës për të krijuar një fraksion deputetësh lobistë të tij në CSU gjermane, është mundim i tepërt.

Lulzim Basha mund ta shmangte këtë skenë sot. Së paku për dy arsye.

E para është qëllimi i vizitës në Gjermani.

Njerëzit që takoi Lulzim Basha në Gjermani, janë miqtë e Lulzim Bashës dhe janë të njohur në Shqipëri. Gunther Krichbaum, është trajnues i PD, një politikan që ka marrë përsipër t’i ndihmojë në punët e tyre dhe kjo është një arsye që e vë në pozitë të vështirë Lulzim Bashën. Kur ai nuk ka mundur t’i mbushë mendjen dhe të vetmit mik që ka në Gjermani, kujt tjetër ka shkuar t’i mbushë mendjen, pasi të tjerët janë pro.

Fjalimin e Gunther Krichbaum jemi gati ta botojmë në çdo kohë, pa e pyetur, se e dimë cili është. Mund të vijë këtu dhe javën e parë të majit dhe ta recitojë përsëri. Nuk kemi asnjë surprizë prej tij.

Surpriza do ishte sikur Lulzim Basha të shkonte në Gjermani, dhe t’i mbushte mendjen këtij gjermanit të mos dilte kundër negociatave. Nëse do ta bënte këtë, mund ti quanim një farë ndihme. Dhe kjo nuk na duhet sot, por kur të votohet në Parlamentin gjerman. Kurse ky ka shkuar tek i vetmi deputet gjerman që është kundër hapjes së negociatave, vetëm se është mik i Bashës dhe vjen në Shqipëri, e na thotë u mundova, por i kemi punët keq.

Në fakt i vetmi mundim do të ishte sikur t’i thoshte Gunther Krichbaum që, këtë radhë nuk qe nevoja të përsëriste kasetën e tij, pasi ai nuk është se e bën për bindje të tij, por e bën si nder për Bashën atë deklaratë. Boll ti thotë atij se këtë radhë nuk e dua këtë nder dhe kjo histori qesharake mbaron.

Fytyra e zymtë dhe e tendosur e Lulzim Bashës dhe përpjekja për të na treguar se ai në Gjermani, nuk ka shkuar kundër negociatave por pro hapjes së tyre, e bën dhe më tragji-komik portretin e tij.

Arsyeja e dytë përse Basha duhej të mos fliste sot është vetë bilanci i dështuar i PD, në betejën për të mos u hapur negociatat. PD u mundua gjatë dhe pa kuptim kundër tyre. Ajo e humbi këtë betejë siç mund të humbasësh një gjë të pavërtetë, pasi ajo shpiku një betejë, që në fakt nuk është as në interesin e saj. Hapja e negociatave, nuk e dëmton PD, përkundrazi e fut Shqipërinë në një kornizë më demokratike dhe  problemetikat e vendit në një standard më të përgjegjshëm. Vetë hapja e negociatave nuk është se ka ndonjë impakt elektoral, por forcon detyrimin e Shqipërisë për të avancuar si një shtet Perëndimor. Dhe sikur qeveria të ishte kundër negociatave, opozita duhet të luftonte që ato të hapeshin, se kështu mund ta kenë më lehtë betejën me qeverinë.

Kështu që Lulzim Basha e ka humbur këtë betejë, pa qenë nevoja të dilte humbës, pasi mund të mos përfshihej në të. Tani që u përfshi dhe u mund, në sytë e shqiptarëve janë vetëm fytyra e tij e zymtë sot, kur u kthye nga Gjermania, si refugjat që nuk i ka ecur puna.

Tani është mirë të na i kursejë veshët me rrezikun që i vjen Shqipërisë nga miku i tij Gunther Krichbaum, që nuk do të votoj pro nesh. Fakti që armiqtë e votës pro Shqipërisë janë miqtë e ngushtë të Lulzim Bashës, dhe janë pakicë, është i vetmi argument që skeptikët e negociatave kanë sot për to. Por kjo nuk është një pakicë që na mund, por një pakicë që mundon veten.

Next Post
Serie A/ Premtonin të ishin ‘yje’, njihuni me futbollistët më të “mbivlerësuar” në Itali

Serie A/ Premtonin të ishin ‘yje’, njihuni me futbollistët më të “mbivlerësuar” në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In