• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armiku i Partisë

by Artur Ajazi
14/09/2022 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kjo puna e “lobimeve ruse, serbe, greke, apo amerikane”, ishte harruar deri diku. Por paraditen e djeshme, Berisha nxorri sekretaren e tij, dhe deklaroi se “drejtësia duhet të rihapë dosjen e lobimit me para ruse , të 500 mijë dollarëve nga Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017”.

Madje zonja Garo  tha se “PD ofron bashkëpunimin e saj si forcë politike e përgjegjshme lidhur me këtë aferë të Lulzim Bashës, shkatërruesit të partisë”. Në dukje zonja Garo, nuk e di, por më duket më shumë si një militante mitingjesh, se sa një zëdhënëse e asaj partie. Por le të kthehemi tek “historia e lobimit rus”. Në vitin 2017, Lulzim Basha u akuzua se “me paratë e “partisë” të financuara nga oligarkë rusë, ka lobuar në SHBA për Partinë Demokratike, dhe kjo solli rrënimin e sovranitetit  saj”-sipas zonjës Garo.

Sali Berisha nga dje, i është rikthyer goditjes së kundërshtarit më të madh që ka akoma brënda asaj partie, Lulzim Bashës. Edhe pse i shkarkuar, edhe pse ai nuk shkel kurrë më në atë seli, sërish Berisha ka vendosur të rihapë dosjen e bujshme, që vajti deri në dyert e Prokurorisë, dhe çuditërisht çështja u mbyll. Si gjithmonë, në kundërshtim me  ato ç’ka  deklaron, Berisha gjithmonë është një kontestues kronik i vendimeve të drejtësisë. Madje, ai ka qenë pengues periodik i veprimeve të strukturave policore, si në rastin e vendimit për  arrestimin e 6 gardistëve, dhe rezistenca e tij për të “mos i dorëzuar” ata.

Lobimi  i Bashës me “para ruse” mbetet dosja e pambyllur  dhe e përjetshme e Sali Berishës, për ish-kryetarin Basha. Ai do të këmbëngulë, siç po vepron tani, për rihapjen e dosjes dhe dënimin e tij, duke dashur të godasë në fakt  edhe kreun e grupit parlamentar  Enkeled  Alibeaj. Ky i fundit shihet si pengesa e vetme që Berisha ka brënda partisë tij, për të marrë edhe atë post. Nuk do të jetë e largët dita, kur Enkeled Alibeaj të akuzohet si “bashkëpunëtor i Bashës në lobimin me para ruse”.

Duke e lidhur problemin me situatën e luftës në Ukrahinë, dhe duke deklaruar se “ne jemi parti e interesit kombëtar dhe i shohim këto interesa larg aksit serbo-rus, në linjë të plotë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian” në fakt Berisha  synon gjë tjetër. Ai po ngulmon ta fusë Bashën (armikun e partisë) në “kazanin e armiqve të Aleancës Atlantike, derisa ka pranuar para ruse nga  agresorët e  Ukrahinës sovrane”. Shkurt, rihapja e kësaj çështje është goditja e antiberishistëve  ( por edhe e Lulzim Bashës) që sot  kanë shumicën e grupimit parlamentar në PD.

Berisha nuk merakoset shumë për “500 mijë dollarët e lobimit”,pasi ka shpenzuar deri sot, 10 fishin e tyre për interesat e tij politike dhe personale. Lufta brënda llojit, si dhe goditja që ka nisur Berisha ndaj “armikut të partisë”,  ka qenë dhe mbetet tipari  kryesor i funksionimit të jetës së brëndshme në atë forcë politike. Kërkesa e tij ndaj drejtësisë, për “rihapjen e dosjes  së Lulzim Bashës që mbylli Edi Rama”, mbetet absurde, duke treguar pafuqinë e tij për të drejtuar dhe menaxhuar problematikat që ka sot brënda Partisë Demokratike.

Next Post
“Përfitojnë nga financat publike”/ Akuzat e Petro Koçit: Subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale

"Përfitojnë nga financat publike"/ Akuzat e Petro Koçit: Subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

E bujshme nga kryeministri britanik, Burnham: Mund të bashkohemi me BE-në! Laburistët në presion për të përmbysur ‘Brexit’

September 22, 2026
“Dyshime se zyrtarët bashkëpunuan me krimin e organizuar”, Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

Mediat: Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën për zbatimin e masës së GJKKO-SPAK!

September 22, 2026
30 qershori/ Data edhe mund të preket për Paskal Milon: Por të ruajmë standartet

Trump dhe Xi – Nga stabiliteti strategjik drejt bashkëqeverisjes globale

September 22, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Dënimi i ish-liderëve të UÇK nga Haga, përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim i madh kombëtar më 1 tetor!

September 22, 2026
Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

September 22, 2026
“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

September 22, 2026
Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

September 22, 2026
Trump: SHBA-të marrin kontrollin e sigurisë në Groenlandë, ndërtohen dy baza ushtarake

Trump në OKB thirrje Moskës dhe akuza Havanës: Putin të ndalë luftën! Kuba ka dështuar!

September 22, 2026
Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

September 22, 2026
Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com