• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Armët e vogla nga Ballkani vërshojnë në duart e bandave në Evropë

by A R
07/12/2015 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjesë e madhe e armëve në tregun ilegal europian vijnë nga Ballkani. Këto armë u përdorën nga terroristët në Paris. Tregtia ilegale e armëve nga Ballkani është një faktor rreziku për sigurinë në mbarë Europën.

Atentatorët e Parisit përdorën, sipas njoftimeve në media, ndër të tjera edhe dy automatikë të tipit Typ Zastava M70 nga ish-Jugosllavia. Edhe gjurmët e armëve të përdorura gjatë sulmit terrorist më 7 janar 2015 kundër revistës satirike “Charlie Hebdo” çojnë në Ballkan. Gjatë asgjësimit të një celule terroriste kosovare në Itali dhe në Kosovë para pak ditësh, në një fshat në Kosovë u gjet një sasi e madhe armësh ilegale.

Që nga luftrat e Jugosllavisë në vitet 1990 dhe që pas hapjes së depove të armëve në Shqipëri në vitin 1997 lulëzon një treg i zi armësh të ndryshme jo vetëm në Ballkan – prej kohësh arsenali i armëve nga ish-vendet komuniste të armatosura mirë ka arritur edhe në Europë. Çmimet variojnë: ndërsa në Ballkan për një kalashnikov paguhen 300-500 Euro, në vendet e Europës çmimet rriten deri në 2000 Euro.

Sipas një studimi të fundit të “Flemish Peace Institut” në Bruksel një pjesë e madhe e armëve ilegale në Europë kontrabandohet nga vendet e Ballkanit. Një ndër ekspertët e këtij studimi, Nils Duquet, i tha Deutschen Welle-s, se këto armë vijnë nga vende të ndryshme të Balkanit. “Ne bëjmë fjalë për Serbinë, Kroacinë, Bosnjen, Shqipërinë, shumë nga këto vende kanë një problem me armët. Janë armët, që kanë mbetur në duart e njerëzve pas luftrave në Ballkan. Në bazë të hulumtimeve tona, mund të themi, se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbahen më shumë armë ilegalisht se sa legalisht.“

Ky është një problem për sigurinë në mbarë Europën. Të dhënat, se në Ballkan qarkullojnë armë ilegale dhe se kontrabandistët përdorin për to itineraret e kontrabandës me nejrëz dhe me drogë, nuk janë të reja. Ivan Zverzhanovski, ekspert nga Beogradi i qendrës South Eastern and Eastern Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Weapons (SEESAC), një organizatë e OKB-së për kontrollin e armëve të lehta në Europën Juglindore dhe Lindore me seli në Beograd është i shqetësuar për lidhjet e mundshme mes tregtisë së armëve dhe grupt terroriste.

Ai druan, se Ballkani mund të bëhet një burim me kosto të ulët i armëve për celula të ndryshme terroriste në Europë: “Ne nuk e dimë, se si këto armë kanë mbërritur në duart e terroristëve të Parisit. Në Ballkan ka shumë armë ilegale në qarkullim, dhe ne e dimë, se ka lidhje mes shitësve të dorës së dytë, kriminalitetit të organizuar dhe terroristëve, që i blejnë ato.”

Edhe eksperti kosovar i sigurisë, Burim Ramadani nga Instituti për Studime Europiane (ISPE) në Prishtinë e konsideron si shumë të lartë potencialin e rrezikut. “Ne e kemi në vëmendje, që shtetet në Ballkanin Perëndimor mund të konsiderohen si të brishta, dhe se kjo ua bën më të lehtë të tilla grupeve terroriste që të sigurojnë sasi të ndryshme armësh.“

Ish-drejtori i Sherbimit Informativ të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi përmend një aspket tjetër të tregtisë me armë: “Terroristët paguajnë mjaft mirë dhe kësisoj ata gjithmonë gjejnë armë në tregun e zi. Ne e dimë, që ka një treg të zi të kriminelëve dhe terrorit në Ballkan”.

Shqetësuese janë shifrat mbi armët ilegale që qarkullojnë në Ballkan: Sipas Ministrisë së Brendshme serbe përllogaritet të jenë në qarkullim rreth 200.000 – 900.000 armë të vogla ilegale vetëm në Serbi. Një raport i OKB-së i vitit të kaluar nënvizon numrin e lartë të armëve ilegale në Kosovë – bëhet fjalë për 450.000 armë të vogla dhe të kalibrit të lehtë. Sipas të dhënave të SEESAC në Beograd në Bosnje-Hercegovinë ende mund të jenë në qarkullim rreth 750.000 armë ilegale. Lidhur me Shqipërinë mund të spekulohet, sipas ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi. Por ekziston një shifër jo precize, thekson ai. “Ne e dimë, që shumë armë kanë rënë në duar kriminale. Ato pas hapjes së depove të armëve në vitin 1997 mbetën në duart e njerëzve, kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë. Këta janë njerëz që kanë ndjenjën e sigurisë duke pasur një armë në dorë”.

E ngjashme është situata në mbarë Ballkanin. Shumë njerëz pas luftrave në Ballkan i kanë mbajtur armët, thotë Nils Duquet. “Ne kemi konstatuar, që këta njerëz tani fillojnë t’i shesin armët e pikërisht tek njerëz, të cilët më pas i kontrabandojnë këto armë në sasi të vogla në Europë. Kur këto armë mbërrijnë në Europë ato qarkullojnë nga njëri grup i vogël kriminal tek tjetri.”

Sipas SEESAC në vitet pas luftrave në Ballkan janë kryer disa fushata për mbledhjen e armëve, gjatë të cilave bëhej përpjekje që njerëzit të viheshin në lëvizje për t’i dorëzuar vullnetarisht armët. Suseski i synuar nuk u arrit. Këtë vit në Serbi janë dorëzuar vetëm 7.500 armë./DW

Next Post

Basha u çon sms demokratëve: Nesër në protestë kundër hajdutëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In