• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Armët dhe Çunat”, Shkëlzen Berisha humbet edhe në Apel gjyqin me gazetarin amerikan

by A R
03/09/2020 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson. Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Shkëlzen Berisha e ka apeluar këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë.

Në vendimin që mban datën 2 dhtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain, thuhet: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: “Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.

Vetë gazetari amerikan, Lawson, shprehej pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë:

“Kam kënaqësinë të them se Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin, duke justifikuar raportimin tim gjatë gjithë vitit për ngjarjet që rrethojnë tragjedinë në Gërdec, por vendimi është aktualisht në apel, prandaj nuk mund të komentoj plotësisht deri në momentin ligjor kur procedurat të jenë të plota.

Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare.

Unë vazhdoj të besoj se një hetim i plotë dhe i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të zbuluar të vërtetën e plotë se kush ishte përfshirë në atë që ndodhi në Gerdec”, shprehej Guy Lawson.

Bazuar në librin e Guy Lawson, ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi edhe një film. Pas filmit, Shkëlzen Berisha e paditi në fshehtësi Laqwson, duke kërkuar 60 milion dollarë në formë dëmshpërblimi. Por me vendimin e Apelit, marrin fund përpjekjet e Berishës në SHBA.

Më poshtë, vendimi i plotë:

BERISHACASEAPPEAL_200903_103730_536

Next Post
“Nëna e Skënderbeut ishte serbe”/ Abazoviç u kërkon falje shqiptarëve dhe sqaron deklaratën: Ishte një lapsus, doli nga konteksti

“Nëna e Skënderbeut ishte serbe”/ Abazoviç u kërkon falje shqiptarëve dhe sqaron deklaratën: Ishte një lapsus, doli nga konteksti

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Keshtu ndodh ne SHBA,se atje nuk ka KLANSEKT PS,PD+LSI APO KRYEMINISTER SI KY I JONI QE ESHTE BERE CADRA MBROJTESE PER TE GJITHA KRIMET SHTETERORE TRIDHJETVJECARE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In