• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Armë luftarake dhe antike! Policia kap arsenalin në një garazhd në Tiranë, pranga 38-vjeçarit

by A R
08/04/2022 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person u vu në pranga nga policia në Tiranë pasi blutë shkuan për kontroll në banesën e tij se kishin informacion që ai mbante armë pa leje. Por uniformat blu janë përballur aty me një koleksion armësh të shtetasit Elton Mahmuti.

Blutë thanë se në operacionin e koduar “Vila”, u sekuestruan një armë zjarri “Sharrs”, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika dhe një palë dylbi ushtarake.

Ndërkohë që në telashe ndodhet edhe xhaxhai i tij, për moskallëzim krimi dhe është shpallur në kërkim.

“Elton Mahmuti, 38 vjeç, banues në rrugën “Bajram Cela”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi A. M., 58 vjeç, xhaxhai i shtetasit E. M., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Elton Mahmuti, në rrugën “Bajram Cela”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri “Sharrs”, të cilën shtetasi Elton Mahmuti, e kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A. M”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
“Amerikanët po mbështesin satrapin Rama”, Nano përplaset me Bushatin: PD ka vdekur, ti na flet për Berishën

"Amerikanët po mbështesin satrapin Rama", Nano përplaset me Bushatin: PD ka vdekur, ti na flet për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com