• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Amerikanët po mbështesin satrapin Rama”, Nano përplaset me Bushatin: PD ka vdekur, ti na flet për Berishën

by A R
08/04/2022 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andi Bushati dhe Mustafa Nano, kanë debatuar lidhur me ndërhyrjen e amerikanëve në politikën shqiptare.

Bushati thotë se ka një plan amerikan për të mbështetur me çdo kusht “satrapin Edi Rama”, ndërsa Mustafa Nano mendon se problemet janë lokale.

Pjesë nga debati në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Mustafa Nano: Kur u shpall non grata Berisha, ai mund të largohej dhe PD mbetej. Berisha largohej dhe PD mund të bëhej më e fortë. Pra gjithçka ndodhi, është produkt i një loje lokale.

Andi Bushati: Absolutisht jo. Prandaj solla shembullin e Klodian Rashës dhe Dvoranit. Të sjell rastin e Ilir Metës, që i thonë mos mbaj flamurin amerikan. Ata po godasin në mënyrë sistematike çdo njeri që i prish punë Ramës. Nëse mban mend, pas zgjedhjeve, opozita kishte dy opsione, ose ato bandat e Elbasanit ti denoncojmë, ose të futemi në parlament. Cili i leverdiste Ramës? Opsioni i një opozite fasadë. Ata thanë po godasim versionin radikal. Këtë e kanë ndjekur non-stop. Ka një projekt për të mbështetur një satrap. Berisha-Meta, janë faktorë dytësor.

Mustafa Nano: Pra Berisha na ka mbrojtur nga satrapi?

Andi Bushati: Jo, jo, Berisha luan për për interesin e vet. Sali Berisha, një nga ato që thuhej nga DASH, është munduar të pengoj drejtësinë. Një palaço i sotëm, Erion Veliaj, e degradoi aq keq drejtësinë, sa mori 6 vendime për Federatën gjykata. Nuk i dhëmb që Veliaj e ka bërë pazar të ndyrë drejtësinë. Erion Veliaj mori 6 vendime. Dhe këta i pengon Berisha për reformën në drejtësi? Dhe jo Erioni që e ka futur në xhep?

Mustafa Nano: Po thua gjënë më të fortë, që ka një projekt amerikan për të kalçifikuar Ramën. Bushat, problemet janë lokale dhe kanë nisur që në vitin 2013. Në atë vit kishte një shans për ta reformuar Partinë Demorkatike. Por, aty u mor vendimi që lideri i vjetër nuk iku dhe mbeti kryetar de facto. Brenda kampit opozitar nuk u çua asnjeri.

Kjo është një parti e vdekur, e mbaruar. Nuk i thotë një njeriu të vdekur, largohu. Ai ka qenë komanduesi në hije. Basha ka qenë një pupac. PD ëhtë parti e mbaruar, në funksion të një njeriu. Ai do të fitojë tani dhe pastaj kur të humbasë zgjedhjet, do të thotë mi vodhi mafia. Partia do të vijojë të jetë në funksion të atij njeriu.

/a.r

Next Post
Shamia e zotit Pres.

"Berisha duhet burgosur"/ Frrok Çupi: Sulmet e tij ndaj ambasadores Kim të shëmtuara dhe helmuese!

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Te degjosh argumentat e Bushatit per zhvillon met politike ne vend eshte te humbesh Kur hen kot. Vetem mllef

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

August 7, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

August 7, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

August 7, 2026
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

August 7, 2026
Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

August 7, 2026
Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

August 7, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027

August 7, 2026
Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

August 7, 2026
Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

August 7, 2026
Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com