• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha duhet burgosur”/ Frrok Çupi: Sulmet e tij ndaj ambasadores Kim të shëmtuara dhe helmuese!

by
08/04/2022 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të amerikanëve dhe veçanërisht ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Tiranë, Yuri Kim.

Çupi thekson se Berisha është një terrorist, që sipas tij, duhet lidhur dhe burgosur për llogari të Amerikës.

“Shtëpia e Bardhë sot reagoi ‘e tronditur’ nga sulmet e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin, kundër përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim. Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tundi kambanën e fortë se (Kujdes!) Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Joe Biden, çka nënkupton se sulmet ndaj saj konsiderohen si sulme ndaj udhëheqësit amerikan.

Në sulmin e Berishës kundër përfaqësueses së Shteteve tëBashkuara janë rekrutuar qindra ‘zëra’, anonimë ose të paguar që të shajnë, të fyejnë, të godasin në imazh zonjën Kim, duke përdorur fjalorin e kriminelëve dhe të rrugaçëve. Por gjithnjë në ballë të kësaj turme hunjsh të ndezur me urrejtje dhe me poshtërim, ndodhet vetë Sali Berisha, ish president dhe ish- kryeministër i Shqipërisë. Sulmi i Berishës kundër përfaqësimit të Shteteve të Bashkuara është shtuar dhe degraduar pasi Departamenti i Shtetit e shpalli ‘non grata’ për një korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Por sulmet e Berishës e kanë fillimin në një datë të pa kontrolluar.

Në Lëvizjen Demokratike Berisha hyri si ‘Kalë Troje’ për të mbajtur gjallë orientimin anti- amerikan të qeverisë së re ‘Demokratike’. Në gjithë karrierën e tij veproi në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara dhe orientimin pro- amerikan të Shqipërisë. Shtatë ambasadorët e SHBA që kanë shërbyer në Republikën e Shqipërisë i ka sulmuar, i ka etiketuar, i ka paragjykuar dhe ka tentuar t’i dëbojë nga vendi”, deklaroi ai.

Analisti Çupi i cilësoi sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadores Kim si krim të shëmtuar.

“Sulmet e egra dhe helmuese të Berishës dhe kompanisë së tij, kundër ambasadores Yuri Kim, kanë për qëllim që të ushqejnë ‘korin’ anti- amerikan të terroristëve në botë. Berisha po e projekton veten si një ‘Putin’, por vulgar, që bën luftë kundër Shteteve të Bashkuara. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria në mbrojtje të nderit dhe autoritetit të aleatit të vet strategjik, SHBA, në momentet kur Sali Berisha gjuan me gurë, me vulgaritet, me rrugaçëri dhe në një mundësi sa më të parë- me armë e me ushtrinë e tij- kundër Shteteve të Bashkuara?

Shteti shqiptar duhet të bëhet garant i mbrojtjes prej sulmit të tij ndaj dinjitetit të mikut të madh, të garantit të stabilitetit dhe paqes në vend. Në traditën dhe kodet e popullit tonë përcaktohet në një gjuhë lakonike dhe të saktë se i zoti i shtëpisë ‘duhet t’i lidhë qentë!’. Edhe në kohën kur Amerika nuk e arreston Sali Berishën, këtë duhet ta bëjë Shqipëria. Ky është një krim si gjithë sulmet e tjera mbi përfaqësitë amerikane në Nairobi, Teheran, Bengazi…, veçse të kryera akoma pa armë zjarri. Shqipëria është një aleate e afërt dhe e konfirmuar e Shteteve të Bashkuara; Tirana nuk duhet të lejojë dikë që të kryejë akte të kundërta që, sot për sot, mund të quhen ‘akte të terrorit të bardhë’ kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara. Deri më sot njihen mbi 730 sulme të kryera kundër ambasadave dhe konsullatave.

Në shënjestër kanë qenë misionet e më shumë se 90 shteteve. Shtetet e Bashkuara pësuan një në çdo pesë sulme prej numrit të përgjithshëm.  Rreth 20% e të gjitha sulmeve shkaktuan të paktën nga një viktimë. Cilat janë shkaqet pse janë sulmuar përfaqësitë e Shteteve të Bashkuara? Kjo është çështja kyç: Në një numër rastesh, veprimet u etiketuan si akte terroriste dhe shtetet përsëritën se mbrojtja e misioneve është detyrë e shtetit pritës.

Shkak i dytë janë pakënaqësitë serioze mes shtetit të përfaqësuar me sjelljen e shtetit pritës, si të thuash ‘pakënaqësi të Shqipërisë kundër SHBA’. Në këto raste marrëdhëniet diplomatike janë prishur kudo në botë.  Po vallë çfarë pakënaqësi ka në Shqipëri kundër Shteteve të Bashkuara?… Pikërisht këtë figurë të deformuar kërkon të krijojë Berisha dhe të tijtë me sulmet kundër Shteteve të Bashkuara…Edhe në të drejtën tonë zakonore, ne shqiptarët duhet të reagojmë e ‘tua lidhim’ sulmet prej tanëve. Se shtrohet një pyetje e thjeshtë: Kur nuk mbajmë në vathë Berishën, çfarë mund të bëjmë me Putinin”, nënvizoi Çupi.

Next Post
Vuçiç: Pavarësinë e Kosovës se pranojmë, por na duhet të bashkëpunojmë me shqiptarët

"Na bënë presion që të..."/ Vuçiç: Më pëlqen Perëndimi, e dua shumë Rusinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon aktiv prej së dielës, shtohen kapacitetet në terren

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon aktiv prej së dielës, shtohen kapacitetet në terren

April 22, 2026
Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

April 22, 2026
Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

April 22, 2026
Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

April 22, 2026
Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

April 22, 2026
Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

April 22, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

April 22, 2026
IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

April 22, 2026
Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

April 22, 2026
“Vrasësi i Liridonës piu shumë kafe”, avokati bën deklaratën e pazakontë. Ja përgjigja e ekspertit

Drejtësia jep drejtësi për Liridonën/ Eksperti i sigurisë: Murseli, një kriminel i ftohtë nga ata që të vrasin natën, e të qajnë ditën

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In