Koloneli Dilaver Goxhaj, ish-zv/shefi i Shtabit të UÇK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se lufta çlirimtare e Kosovës ndihmohej me armatim nga Shqipëria.
“Na kërkoi Clark një informacion andej nga fundi i muajit maj për çështjen e genocidit që po bënte Serbia në Kosovë dhe ma ngarkuan mua këtë detyrë ta bëj dhe ia dërguam. Vetë Clark deklaroi: Shqipëria priti në raport me popullsinë sikur të priste Gjermania 29 milionë refugjatë. Kjo tregon që kemi një popull heroik. Të gjithë armatimin ne e morëm nga Shqipëria. Armatimi erdhi komplet nga Shqipëria, madje në një rast kur kemi qenë në front, kërkuan municion ushtarët se mbaroi municioni. Erdhi arka e metalike me fishekë dhe jam befasuar, shkruante “Për Kosovën”, tha Goxhaj.
“Pra, qysh në kohën e periudhës moniste, që e shajnë shumë, është menduar për Kosovën”, shtoi koloneli.
Sipas tij, “shtete të tjera kanë kontribuar me armatime vetëm në këmbim të parave”.











